E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet rrugore kater te plagosur

Tre persona mbetën të plagosur rëndë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ne vendin e quajtur Paulesh. Sipas policisë, një automjet me targa greke me drejtues shtetasin F.Lalaj 42 vjec, është përplasur më mjetin tip Benz, me drejtues shtetasin F.Tanushi, 39 vjec.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve si edhe një pasagjer. Të tre të lënduarit po marrin ndihmën mjeksore në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërsa grupi hetimor konkludoi  se shkak i aksidentit ka qënë kalimi në krahun e kundërt të mjetit me targa të huaja.

Në një aksident automobilistik në qytetin e Beratit janë përfshirë tre automjete duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Një mjet tip benz me targa të Beratit është përplasur fillimisht me një mjet tip foristardë që dilte nga qyteti në rrugën drejt Urës Vajgurore dhe më pas edhe me një tjetër mjet tip kamion që ndodhej i parkuar në rrugë.

Përplasja ka qënë e fuqishme dhe drejtuesi i mjetit tip benz Shpëtim Para, 34 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë. Nga hetimet e para të policisë rrugore rezultoi se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e madhe e automjetit të 34-vjeçarit Para.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›