Marshim per shendetin apel per parandalimin e tumoreve
'Bëj kontrollin shpëto jetën shpëto familjen'. Nën këtë slogan ka nisur parada e qindra qytetarëve të kryeqytetit në mbështetje të jetës. Marshimi simbolik synon sensibilizimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të tumoreve, të cilat në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Rreth 5000 raste të reja me kancer ka cdo vit në vend, ndërsa rreth 70 për qind e pacientëve humbin jetën, për shkak se nuk diagnostikojnë në kohë sëmundjen.
"Për ne gratë familja është dicka e shtrenjtë e cmuar, dhe nuk do donim kurrë që me sëmundjen tonë tu krijonim dhimbje atyre, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshme të kontrollojmë vetveten", tha znj. Liri Berisha.
"Nëse të paktën 1 ditë në 6 muaj ne shkojmë te mjeku për diagnostikimin, për mamografinë, jeta është e shpëtuar", u shpreh Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.
"Që të fitosh një betejë duhet të dish pikat e dobta të armikut dhe kanceri ka një pikë të dobët që për momentin aktual është pikërisht zbulimi i hershëm i tij. Në fazat e tij foshnjore ai është i paaftë të na bëjë dëm. Jemi ne fitmitarët", u shpreh Adelina Mazdreku,Onkologe.
"Zbulimet e deritanishme kanë treguar se nëse kanceri i gjirit do të zbulohet dhe mjekohet kur madhësia e tij është më e votël se 1 cm, shërimi i sëmundjes ndodh në më shumë se 80 për qind të rasteve", tha Shahin Kadare,Onkolog.
Në Shqipëri edhe pse janë shtuar aparatuarat për diagnoztikimin e tumoreve, interesi dhe kultura e qytetarëve janë të ulta. Ndër tumoret më të përhapura në vend janë ato në mushkëri dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu mjekët thonë se shqetësuese për Shqipërinë është edhe ulja e moshës së të sëmurëve nga kanceri.
Julia Bardhushi