E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i fuqishem ne Peze rrezikohen ndertesat

Një zjarr i fuqishëm ra paraditen e së premtes në një sipërfaqe me shkurre në Pezë  te Tiranës. Flakët të ndihmuara dhe nga era u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar nje biznes privat dhe disa shtëpi përreth.

Prane zones mberriten dhe dy zjarrfikese te cilat bene te mundur shuarjen e flakeve edhe pse u desh mjaft kohe per ardhjen e tyre per shkak te trafikut. Sipas te dhenave te para mendohet se flaket kane djegur rreth 3 hektare toke ndersa policia e cila mberriti menjehere ne vendngjarje filloi hetimet pasi dyshohet per zjarrvenie te qellimshme.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›