E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e peshkatarit, takohen policitë e dy vendeve

 

SHKODËR-Policia malazeze ka garantuar hetim për incidentin e ndodhur, kur dy prej policëve të saj plagosën shqiptarin, teksa ishte duke peshkuar. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të policsë së dy vendeve, me qëllim sqarimin e rrethanave të incidentit të ndodhur, ku u plagos me armë Hysen Skenderaj, nga pala malazeze është ngritur një grup hetimor. Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, pala malazeze uka pohuar homologëve të saj shqiptarë se është e angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të personave përkatës. “Duke pasur parasysh frymën e mirë të bashkëpunimit mes policive të dy të vendeve u kërkua që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në ardhmen”- thuhet në njoftimin zyrtar të drejtorisë së policisë së Shkodrës. Ndërkohë çështja i ka kaluar prokurorisë së Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›