E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, tre të plagosur në Tiranë

Tre persona kanë pësuar dëmtime
të ndryshme nga aksidentet
rrugore në kryeqytet. Sipas policisë
së Tiranës, ata janë dëmtuar nga tre
aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit.
Nga burimet policore mësohet se në
orën 15.30, në rrugën "Jordan Misja", në
drejtim të stacionit të trenit, përballë
lojërave të fatit "Trendi", një automjet tip
"Golf", ngjyrë e bardhë, me drejtues dhe
targa të paidentifikuara, ka aksidentuar
këmbësorin Kolec Gjoni, 68 vjeç, lindur
dhe banues në Tiranë. Sipas policisë, i
dëmtuari u dërgua në spital dhe ndodhet
jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë
që po punohet për identifikimin e kapjen
e autorit dhe automjetit. Ndërsa në orën
15.45, Lutfi Cani, 47 vjeç, lindur dhe banues
në Tiranë, duke drejtuar automjetin
tip "Mercedes Benz", kamionçinë, me
targa TR 8149 R, në rrugën e Dajtit, në
Priskë, është përplasur me çiklomotorin,
pa targa, tip "Zhan Sheng", i drejtuar nga
Vasil Shkoza, 57 vjeç, lindur dhe banues
në Priskë. Për pasojë, drejtuesi i çiklomotorit
ka humbur kontrollin dhe është përplasur
me automjetin tip "Golf", me
targë TR 0498 H, drejtuar nga Indrit
Fusha, 20 vjeç. Nga kjo përplasje, është
dëmtuar drejtuesi i çiklomotorit, i cili është
dërguar në spital dhe ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe në
mbrëmje ka pasur një tjetër aksident. Në
orën 20.20, Ilirian Limani, 28 vjeç, në
rrugën "Kongresi Manastirit", duke lëvizur
drejt Oxhakut, me automjetin tip
"Mercedes Benz", me targa BD 061 ZD,
ka aksidentuar këmbësoren Thëllëza
Sefa, 54 vjeçe, lindur në Peshkopi dhe
banuese në Tiranë, e cila është dërguar
në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për
jetën. Sipas policisë, për të gjitha rastet
materialet iu referuan organit të akuzës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›