E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitësit e pensioneve, ndjekje penale për 14 persona

Skandali i pensioneve false
është rritur edhe më
shumë, pasi është zbuluar
se falsifikimi i tyre
bëhej që në vitin 1998. Gjatë
hetimit, Policia e Tiranës ka zbuluar
edhe 14 persona të tjerë, të
cilët mendohet se kanë përfituar
pensione false prej vitesh. Sipas
të dhënave zyrtare, hetimi për të
akuzuarit është bërë në vazhdimësi
të zbulimit të një skandali
në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve
Shoqërore në Tiranë,
ku shumë persona kanë përfituar
pensione të paligjshme për
një kohë të gjatë. Siç është cilësuar
edhe më parë, kjo ka vënë
në epiqendër të një hetimi intensiv
ish-krerët e kësaj drejtorie,
pasi dyshohen se ata kanë
kryer afera korruptive me njerëz
të ndryshëm, për të përfituar
pensione të parakohshme. Pjesa
dërrmuese e përfituesve
kishin falsifikuar dokumente që
"vërtetonin" se kishin punuar në
miniera, apo kooperativa. Burimet
zyrtare të Drejtorisë së Policisë
së Tiranës bënë të ditur se
ka filluar një hetim intensiv për
ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale
të Sigurimeve Shoqërore, si
dhe janë sekuestruar tetë dosje
për persona të ndryshëm, pasi
kanë përfituar në mënyrë të padrejtë
pension të parakohshëm.
"Pas shtrirjes së një hetimi disamujor
për veprën penale të
‘mashtrimit nëpërmjet falsifikimit
të dokumenteve‘ dhe
‘vënie në përdorim të dokumenteve
të falsifikuara‘, nga
sektori i krimit ekonomiko-financiar
pranë Policisë së Tiranës,
iu dërguan materialet
hetimore për fillimin e çështjes
penale mbi bazën e posedimit
dhe grumbullimit të saktë të informacioneve
për disa shtetas,
sepse dyshohen se kanë konsumuar
këtë vepër penale, përgjatë
periudhës kohore nga viti
2000 e në vazhdim", deklaroi
Policia e Tiranës.
Burimet policore shpjeguan
në lidhje me këto procedime penale,
se nga seksioni i antikrimit
ekonomik, dy ditë më parë u dërguan
materialet në prokurori
për veprën penale të "mashtrimit",
në ngarkim të Sabire
Plakut, 44 vjeçe, lindur në fshatin
Baldushk dhe banuese në
fshatin Përparim, Peqin. Ajo
dyshohet se ka përfituar pension
pleqërie, duke paraqitur
dokumente të falsifikuara për
daljen në pension dhe dokumentacionin
e viteve të punës
ku ajo ka punuar. Ndërkohë,
materialet u dërguan në
prokurori për veprën penale të
"mashtrimit", në ngarkim të
Skënder Saliut, 48 vjeç, lindur
dhe banues në fshatin Skuterrë,
Komuna Bërzhitë dhe Zija
Memës, 71 vjeç, i cili është i
dënuar nga gjykata me masën e
sigurisë "arrest në banesë".
Edhe këta kanë përfituar pension
pleqërie, duke paraqitur
dokumente të falsifikuara për
vitet e punës në kooperativë, në
fshatin Skuterrë, të cilat i ka
plotësuar Zija Mema, ish-punonjës
i DRSSH-së në Tiranë.
Ndërkaq, për ndjekje penale
janë dërguar edhe Osman Pasha,
63 vjeç, banues në Kamzë,
Mine Qenani, 47 vjeçe, lindur në
Kukës dhe banuese në rrugën
"Budi" dhe Qenan Potka, 63 vjeç,
lindur në Korçë dhe banuese në
rrugën "Babë Rexha". Gjithashtu,
ndjekje penale në gjendje të lirë
ka filluar edhe për Ramazan Konin,
58 vjeç, lindur dhe banues
në Bërxullë dhe Sefer Tanushin,
54 vjeç, pasi prej 10 vitesh kanë
përfituar pension pleqërie, duke
paraqitur dokumente të falsifikuara.
Policia tha se dyshohet
se këta persona kanë përfituar të
gjithë pensione, duke përdorur
falsifikim dokumentesh dhe
mashtrim. Ata dyshohet se janë
pjesë e dosjes së Zija Memës, ishinspektor
pranë Drejtorisë Rajonale
të Sigurimeve Shoqërore në
Tiranë. Burime nga policia deklaruan
se Mema dyshohet se në
bashkëpunim me persona të
tjerë ka kryer veprime të kundërligjshme,
pasi duke qenë në
funksione shtetërore, ka krijuar
skema të nxjerrjes në pension të
parakohshëm të shtetasve të
ndryshëm, me dokumente të falsifikuara.
Por, operacioni i antikrimit
ekonomik nuk ka përfunduar
me kaq. Pasditen e djeshme,
edhe gjashtë persona të tjerë i
janë shtuar listës së lartpërmendur.
Sipas të dhënave të
policisë, u dërguan për ndjekje
penale, Hysen Mici, 66 vjeç, lindur
në Mazrek dhe banues në
Kashar, Sanije Lika, 66 vjeçe, lindur
dhe banuese në Mushqeta,
Petrit Topulli, 59 vjeç, lindur dhe
banues në Tapizë, Natasha Rrapi,
58 vjeçe, lindur në Librazhd
dhe banuese në Fushë-Prezë,
Naile Tarja, 60 vjeçe, lindur dhe
banuese në Bërzhitë dhe Mezan
Avdiu, 66 vjeç, lindur në Mazrek.
Të gjithë këta persona kanë përfituar
prej dhjetë vitesh pension
pleqërie, duke përdorur dokumente
të falsifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›