Krimet në Kosovë, Haga: Milutinoviç, i pafajshëm
Gjykata e Hagës shpalli të
pafajshëm ish-presidentin
e Serbisë, Millan Milutinoviç,
i akuzuar për krime kundër
shqiptarëve në Kosovë në vitin
1999. Milutinoviç, së bashku me
Kryeministrin e atëhershëm, Nikolla
Shainoviç, dhe gjeneralët Dragolub
Ojdaniç, Vlladimir Llazareviç,
Nebojsha Pavkoviç dhe Sreten
Llukiç, u akuzuan për zhvendosje,
deportim, vrasje dhe përndjekje të
shqiptarëve në Kosovë në gjysmën
e parë të vitit 1999, por Gjykata e
Hagës ka hedhur poshtë çdo akuzë
për ish-presidentin dhe ka dënuar
me 15 deri në 22 vjet burg, pesë zyrtarët
e tjerë. Vendimi u mor në sallën
e gjyqit numër 1, ku gjyqtari i trupit
gjykues, Iain Bonomy, lexoi konkluzionet
e gjykatës. Ky është vendimi i
parë që Haga ndërmerr për krimet
serbe në Kosovë. Gjykata dëgjoi 113
dëshmitarë të prokurorisë nga qershori
i 2006-ës deri në gusht të 2008-
ës. Pjesa më e madhe ishin dëshmitarë
të luftës dhe viktima të krimeve
kundër shqiptarëve në Kosovë. Midis
dëshmitarëve ishin edhe ata që
dëshmuan kundër Millosheviçit, si
diplomatë perëndimorë, negociatorë,
gjeneralë të NATO-s. Nga ana
e saj, mbrojtja solli në gjykatë 118
dëshmitarë, mes tyre bashkëpunëtorë
të të akuzuarve, të
cilët refuzuan akuzat. Mes tyre ishkryeministri
serb Zoran Zhivkoviç,
drejtori i zyrës për median në
qeveri, Milivoj Mihajloviç, gjeneral
Branko Krga, zv/kryeministri
Ratko Markoviç, ish-presidenti i
Malit të Zi, Momir Bulatoviç dhe
dëshmitarë të tjerë. Në konkluzionet
përfundimtare të akuzës,
prokuroria kërkoi dënimin me nga
20 vite burg për të arrestuarit.
pafajshëm ish-presidentin
e Serbisë, Millan Milutinoviç,
i akuzuar për krime kundër
shqiptarëve në Kosovë në vitin
1999. Milutinoviç, së bashku me
Kryeministrin e atëhershëm, Nikolla
Shainoviç, dhe gjeneralët Dragolub
Ojdaniç, Vlladimir Llazareviç,
Nebojsha Pavkoviç dhe Sreten
Llukiç, u akuzuan për zhvendosje,
deportim, vrasje dhe përndjekje të
shqiptarëve në Kosovë në gjysmën
e parë të vitit 1999, por Gjykata e
Hagës ka hedhur poshtë çdo akuzë
për ish-presidentin dhe ka dënuar
me 15 deri në 22 vjet burg, pesë zyrtarët
e tjerë. Vendimi u mor në sallën
e gjyqit numër 1, ku gjyqtari i trupit
gjykues, Iain Bonomy, lexoi konkluzionet
e gjykatës. Ky është vendimi i
parë që Haga ndërmerr për krimet
serbe në Kosovë. Gjykata dëgjoi 113
dëshmitarë të prokurorisë nga qershori
i 2006-ës deri në gusht të 2008-
ës. Pjesa më e madhe ishin dëshmitarë
të luftës dhe viktima të krimeve
kundër shqiptarëve në Kosovë. Midis
dëshmitarëve ishin edhe ata që
dëshmuan kundër Millosheviçit, si
diplomatë perëndimorë, negociatorë,
gjeneralë të NATO-s. Nga ana
e saj, mbrojtja solli në gjykatë 118
dëshmitarë, mes tyre bashkëpunëtorë
të të akuzuarve, të
cilët refuzuan akuzat. Mes tyre ishkryeministri
serb Zoran Zhivkoviç,
drejtori i zyrës për median në
qeveri, Milivoj Mihajloviç, gjeneral
Branko Krga, zv/kryeministri
Ratko Markoviç, ish-presidenti i
Malit të Zi, Momir Bulatoviç dhe
dëshmitarë të tjerë. Në konkluzionet
përfundimtare të akuzës,
prokuroria kërkoi dënimin me nga
20 vite burg për të arrestuarit.