E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, tre të vdekur në Elbasan

Përgjaken sërish akset rrugore të vendit. Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dje në rrethin e Elbasanit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë gjetur vdekjen tre persona. Sipas burimeve paraprake policore, bëhet e ditur se rreth orës 14:30 minuta të së enjtes, në aksin rrugor Elbasan - Librazhd, në mbikalimin e fshatit Xibrakë, automjeti i tipit "Fiat" veturë, me targa EL 9740 A, është përplasur me një mjet të tipit "Kamion", me targa të Shkupit, ST460TI. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se viktimat janë: Fatmir Hasa, 45 vjeç, Fatmir Buzra, 40 vjeç dhe 62-vjeçari, Ismail Zyma. Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë për policinë dhe emrat e tyre janë bërë të ditur disa orë më pas. Nga ana e uniformave blu, menjëherë në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili ka punuar disa minuta për nxjerrjen e shtetasve nga automjeti me targa të Elbasanit. Shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar. Mjeti me targa të Elbasanit është përplasur me një kamion me targa të Shkupit, gjatë kohës që autovetura ka tentuar të parakalojë në mënyrë të gabuar kamionin. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Be. Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›