E Diel, 1 Nëntor 2026

Harxhon lekët e prindërve vetëhelmohet 18-vjeçari

Kishte marrë në shtëpi një shumë të madhe parash dhe pas shpërdorimit detyrohet të vetësakrifikohet. Ky ka qenë "fati" i një 18-vjeçari nga fshati Hamil i Komunës Qendër në rrethin Fier. 18-vjeçari Dritan Bersha ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të ditës së enjte në spitalin rajonal të Fierit.
Nga burimet policore mësohet se i riu pak ditë më parë kishte marrë në shtëpi, te prindërit e tij, një shumë të madhe parash të cilat i kishte shpërdoruar. I ndodhur në këtë situatë, ai nuk ka mundur ta përballojë dot dhe ka vendosur të marrë dy kokrra fostoksinë dhe i ka pirë. Ai e ka kryer këtë veprim në orët e vona të ditës së mërkurë, pasi kishin darkuar dhe kishin shkuar për të fjetur. Kanë qenë rënkimet e 18-vjeçarit që kanë ngritur në këmbë gjithë familjen, e cila e ka dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit 18-vjeçarin. Edhe pse mjekët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë të riun, djali nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së enjte.

Ma. Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›