E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, 16-vjeçari pa patentë plagos tre persona para shkollës



PATOS – Aventura e një 16-vjeçari për të ngarë një makinë, ndonëse nuk kishte leje për drejtim mjeti, ka përfunduar me një bilanc të rëndë. Të paktën tre persona janë plagosur teksa shtetasi E. A. po drejtonte makinën tip "Benz" me targa FR 80 55 C. Burimet zyrtare të policisë së Qarkut të Fierit bëjnë të ditur se janë lënduar Margarita dhe Ilma Beqaj, nënë e bijë, kjo e fundit vetëm 13 vjeçe dhe Valentina Celaj, 23 vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së djeshme përpara murit rrethues të shkollës 9-vjeçare “Hekuran Maneku” të qytetit të Patosit. 16-vjeçari për një moment nuk ka mbajtur nën kontroll makinën, duke hyrë mes një grumbulli njerëzish. Adoleshenti përplasi tre kalimtarët e rastësishëm, ku njëra prej tyre, Vilma Beqaj, ka qenë nxënëse e kësaj shkolle, e cila ndodhej nën shoqërinë e nënës së saj. Benzi është futur në mjediset e jashtme të shkollës duke ngjallur panik. Shkaktari i aksidentit ka lënë makinën në vendngjarje dhe është larguar menjëherë drejt shtëpisë. Brenda pak minutash disa forca policie janë shfaqur në mjediset e shkollës “Hekuran Maneku” dhe pasi kanë marrë informacionin paraprak, janë vënë në kërkim të autorit.
Dy personat e plagosur, Eglantina Cala, 23 vjeçe, dhe Margarita Beqo, 25 vjeçe, ndodhen në gjendje kritike për jetën në mjediset e spitalit të qytetit. Policia ushtroi kontroll në shtëpinë e shtetasit E. A., duke bërë ndalimin e tij në mjediset e Komisariatit të qytetit. Bashkë me të është shoqëruar edhe babai i tij, pasi dyshohet se ai mund t’i ketë dhënë të birit mjetin që shkaktoi aksidentin. Drejtuesit e policisë po verifikojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që për hetimin e saj po merret organi i Prokurorisë.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›