E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet me armë 25-vjeçari, plagoset kalimtari



Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e ditës së djeshme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior. Sipas burimeve nga policia, viktima është i riu Olsi Curri. Ai ishte duke ecur në këmbë, kur nga një makinë ka ardhur një breshëri automatike, e cila e ka rrëzuar atë në tokë të mbuluar nga gjaku. I riu ishte pranë monumentit të Prek Calit, kur ai është sulmuar. Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar. Ndaj tyre është dhënë ndihma e parë, duke i dërguar në spitalin e qytetit të Shkodrës. Por 25-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Në vendngjarje shkoi edhe policia. U ngrit një grup pune për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia ka shoqëruar në komisariat dëshmitarët, për të marrë më shumë informacion në lidhje me këtë vrasje. Sipas burimeve nga policia, po hetohet në disa pista. Një prej tyre është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm të të riut me ndonjë person, ose ndonjë hakmarrje. Sipas policisë, vrasësit kanë qenë në një makinë dhe pas vrasjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›