Aksidenti ajror shuan një skuadër hokeji
Një avion i linjës ruse, Yak-42, është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në ajër në rrethinat e Jaroslavit, qytet që ndodhet 250 kilometra në veri-lindje të Moskës, duke shkaktuar vdekjen e 44 personave. Në bord ishte edhe skuadra lokale e hokejit në akull, Lokomotiv Jaroslavi. Avioni ishte nisur për në Minsk të Bjellorusisë ku do të luante kundër Dinamos së Minskut në Continental League, kampionat që në vitin 2008 ka zëvendësuar Russian super League, dhe ku marrin pjesë shtete të ndryshme ish-sovjetike. Sipas asaj që është mësuar, mjeti, sapo është ngritur nga toka, është mënjanuar në të majtë dhe është rrëzuar 500 metra larg pistës.