E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i merr jetën 55-vjeçarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm
në Tiranë, ku një person ka mbetur i vdekur, ndërsa
një tjetër është plagosur. Sipas policisë, në orën 05.40, Ardit
Tema, 20 vjeç, në Rrugën e Kamzës, afër kthesës së Valiasit,
duke drejtuar mjetin "Volkswagen", me targa BJ082AC, ka
humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me mjetin
"Fiat", me targa BE289SH, që drejtohej nga Hasan Hasani,
49 vjeç. Më pas, mjeti "Volkswagen" ka vazhduar lëvizjen
e pakontrolluar dhe është përplasur me murin prej betoni
të një ndërtese anash rrugës, ku si pasojë ka gjetur vdekjen
babai i drejtuesit të mjetit, Kujtim Tema, 53 vjeç, si dhe
është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit "Fiat", Hasan Hasani.
Ky i fundit, pas mjekimit është larguar për në banesë, pa
probleme për jetën. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ka detyruar
prokurorin që mos të arrestojë djalin e të ndierit, Ardit
Temën, i cili mendohet të ketë qenë shkaktari i aksidentit.
Por, është vendosur që ai të ndiqet penalisht në gjendje të
lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›