Elbasan, grabiten nën kërcënimin e armës nënë e bir
Sërish vjedhje në qytetin e
Elbasanit. Persona të panjohur
kanë vjedhur nënë e bir nën
kërcënimin e armës. Ngjarja ka
ndodhur rreth orës 01:30 minuta
të natës së mbrëmshme ne vendin
e quajtur "Belebe" në lagjen
"Emin Matraxhiu" të qytetit. Sipas
burimeve zyrtare të policisë,
persona ende të paidentifikuar, të
cilët kishin zënë një pozicion të
fshehtë, kanë kërcënuar me armë
shtetasin E.H., 40 vjeç së bashku
me nënën e tij D.H, 60 vjeçe, të
cilët kanë dalë nga një vizitë familjare
për të udhëtuar me mjetin
e tyre drejt vendbanimit, po në
këtë lagje. I njëjti burim saktëson
se shtetasit e kërcënuar udhëtonin
me mjetin tip "Mercedes Benz
190" me targa italiane RO6F9556,
pa e ditur se po ndiqeshin nga
njerëz të armatosur. Sapo kanë
mbërritur në banesën e tyre, në
një vilë trekatëshe, nënë e bir janë
kërcënuar me armë dhe në këtë
moment janë detyruar të nxjerrin
nga xhepat e tyre 150 mijë lekë si
900 euro, shuma këto që u janë
dhënë vjedhësve pa rezistencë,
nga frika e armës. Policia, e vënë
në dijeni për këtë ngjarje disa
minuta pas vjedhjes, vetëm sa ka
dokumentuar këtë akt dhe është
vënë në kërkim të autorëve. Gjatë
48 orëve të fundit, në Elbasan
janë regjistruar mbi tetë raste vjedhjesh
autorët e të cilave mbeten
të paidentifikuar.
Elbasanit. Persona të panjohur
kanë vjedhur nënë e bir nën
kërcënimin e armës. Ngjarja ka
ndodhur rreth orës 01:30 minuta
të natës së mbrëmshme ne vendin
e quajtur "Belebe" në lagjen
"Emin Matraxhiu" të qytetit. Sipas
burimeve zyrtare të policisë,
persona ende të paidentifikuar, të
cilët kishin zënë një pozicion të
fshehtë, kanë kërcënuar me armë
shtetasin E.H., 40 vjeç së bashku
me nënën e tij D.H, 60 vjeçe, të
cilët kanë dalë nga një vizitë familjare
për të udhëtuar me mjetin
e tyre drejt vendbanimit, po në
këtë lagje. I njëjti burim saktëson
se shtetasit e kërcënuar udhëtonin
me mjetin tip "Mercedes Benz
190" me targa italiane RO6F9556,
pa e ditur se po ndiqeshin nga
njerëz të armatosur. Sapo kanë
mbërritur në banesën e tyre, në
një vilë trekatëshe, nënë e bir janë
kërcënuar me armë dhe në këtë
moment janë detyruar të nxjerrin
nga xhepat e tyre 150 mijë lekë si
900 euro, shuma këto që u janë
dhënë vjedhësve pa rezistencë,
nga frika e armës. Policia, e vënë
në dijeni për këtë ngjarje disa
minuta pas vjedhjes, vetëm sa ka
dokumentuar këtë akt dhe është
vënë në kërkim të autorëve. Gjatë
48 orëve të fundit, në Elbasan
janë regjistruar mbi tetë raste vjedhjesh
autorët e të cilave mbeten
të paidentifikuar.