Hetimet, si u shkaktua zjarri te "Henri sh.p.k"
Shkëndija elektrike për shkak
të amortizimit të kabllove ka
sjellë zjarrin në magazinën e
hidrosanitareve në autostradën
Tiranë-Durrës. Kjo është konfirmuar
ditën e djeshme nga grupi
hetimor, i cili ka arritur të "zbërthejë"
ngjarjen e rëndë, që solli
miliona euro dëme materiale.
Sipas policisë, magazina ka qenë
e pajisur edhe me masa kundër
zjarrit, por një sërë faktorësh kanë
ndikuar në mosfunksionimin e
sistemit. Burimet policore shpjeguan
se në lidhje me zjarrin në
autostradë janë marrë në pyetje
të gjithë punonjësit e magazinës,
bashkë me pronarin, Ylli Xhakollari.
Pronari i "Henri sh.p.k" ka
theksuar se ka arritur të shpëtojë
të gjithë dokumentacionin e shoqërisë
së tij të eksport-importit
dhe bilancet financiare apo çdolloj
dokumenti tjetër. Pronari i
shoqërisë private nuk i ka fshehur
dyshimet për një zjarr si pasojë
e konkurrencës së mundshme.
Por sipas policisë, magazina ka
qenë e tejmbushur me materiale
të ndryshme. Dhe pikërisht
kjo gjë ka sjellë mosvënien re të
vatrës së zjarrit, derisa ka ardhur
shpërthimi masiv i flakëve të
pakontrollueshme. Menjëherë
është vënë në funksion sistemi
kundërzjarr, por për shkak të
tejmbushjes me materiale të ndryshme
të magazinës, uji nuk ka
depërtuar deri te vatra e flakëve.
Më vonë, grupi hetimor ka zbuluar
se edhe depozita e ujit nuk
ka qenë e mbushur plotësisht,
kështu që spërkatja e brendshme
ka mbaruar shumë shpejt, duke
mos ndikuar aspak në shuarjen e
flakëve. Para pak muajsh, objekti
i kompanisë "Henry" i ishte nënshtruar
një rikonstruksioni total,
duke e shndërruar në një godinë
bashkëkohore, ku sigurisht ishin
të reja edhe instalimet elektrike.
Në orët e vona të pasdites së hënë,
zjarri është vënë nën kontroll,
ndërkohë që flakët e para janë
vënë re që në orët e mesditës.
të amortizimit të kabllove ka
sjellë zjarrin në magazinën e
hidrosanitareve në autostradën
Tiranë-Durrës. Kjo është konfirmuar
ditën e djeshme nga grupi
hetimor, i cili ka arritur të "zbërthejë"
ngjarjen e rëndë, që solli
miliona euro dëme materiale.
Sipas policisë, magazina ka qenë
e pajisur edhe me masa kundër
zjarrit, por një sërë faktorësh kanë
ndikuar në mosfunksionimin e
sistemit. Burimet policore shpjeguan
se në lidhje me zjarrin në
autostradë janë marrë në pyetje
të gjithë punonjësit e magazinës,
bashkë me pronarin, Ylli Xhakollari.
Pronari i "Henri sh.p.k" ka
theksuar se ka arritur të shpëtojë
të gjithë dokumentacionin e shoqërisë
së tij të eksport-importit
dhe bilancet financiare apo çdolloj
dokumenti tjetër. Pronari i
shoqërisë private nuk i ka fshehur
dyshimet për një zjarr si pasojë
e konkurrencës së mundshme.
Por sipas policisë, magazina ka
qenë e tejmbushur me materiale
të ndryshme. Dhe pikërisht
kjo gjë ka sjellë mosvënien re të
vatrës së zjarrit, derisa ka ardhur
shpërthimi masiv i flakëve të
pakontrollueshme. Menjëherë
është vënë në funksion sistemi
kundërzjarr, por për shkak të
tejmbushjes me materiale të ndryshme
të magazinës, uji nuk ka
depërtuar deri te vatra e flakëve.
Më vonë, grupi hetimor ka zbuluar
se edhe depozita e ujit nuk
ka qenë e mbushur plotësisht,
kështu që spërkatja e brendshme
ka mbaruar shumë shpejt, duke
mos ndikuar aspak në shuarjen e
flakëve. Para pak muajsh, objekti
i kompanisë "Henry" i ishte nënshtruar
një rikonstruksioni total,
duke e shndërruar në një godinë
bashkëkohore, ku sigurisht ishin
të reja edhe instalimet elektrike.
Në orët e vona të pasdites së hënë,
zjarri është vënë nën kontroll,
ndërkohë që flakët e para janë
vënë re që në orët e mesditës.