Zjarri lë në qiell të hapur një familje
Një familje ka mbetur në qiell të hapur, pasi zjarri i ka
shkrumbuar shtëpinë. Drejtoria e Policisë së Durrësit
deklaroi për mediat se rreth orës 19:00 të dy ditëve më
parë është përfshirë nga flakët banesa e 70-vjeçarit O.
Berhami, banues në lagjen "Lugina-Shijak". Në vendin
e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe zjarrfikësit,
por nuk është bërë e mundur që të shpëtohet gjë. Nga
këqyrja e vendit të ngjarjes, që është bërë një ditë pasi ra
zjarri, ka rezultuar se, zjarri ishte shkaktuar si pasojë e
mosfunksionimit të mirë të një bombole gazi që ishte
vendosur në njërën nga dhomat e banesës. Flaka është
shpërndarë menjëherë dhe për pasojë ka përfshirë të
gjitha ambientet, duke djegur e shkatërruar gjithçka.
Ndërkaq, zjarri ka sjellë dëme të mëdha ekonomike për
këtë familje. Dosja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit, e
cila e ka mbyllur atë.