Aksidenti, identifikohen tre viktimat kroate
LEZHË – Bëhen të ditur edhe dy emrat e tjetër të shtetasve kroatë që gjetën vdekjen në një aksident të ndodhur dy ditë më parë në superstradën Lezhë- Shkodër, pranë fshatit Gjadër. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Lezhës, thanë dje se ata janë " Stejafn Matik, 27 vjeç dhe Cik Vedran, 29 vjeç, ndërkohë që bashkatdhetari i tyre Gan Dokoviç, 24 vjeç, u identifikua fill pas ngjarjes së rëndë". Sipas policisë, tre viktimat nga Kroacia ishin pasagjerë të një automjeti tip "Volkswagen", me targa SI 998 DL", me drejtues Alen Zukanoviç, 36 vjeç nga Kroacia, që udhëtonte në drejtim të Shkodrës. Ai u përplas me një maune me targa PG 2538, që drejtohej nga Jedomir Komatina 56 vjeç, nga Plava e Malit të Zi. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur edhe dy drejtuesit e automjeteve, Jedomir Komatina, 56 vjeç, që drejtonte kamionin dhe 34 vjeçari nga Kroacia Alen Zukanoviç, i cili vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Lezhës. Nga hetimet e deritanishme rezulton se aksidenti ndodhi, pasi drejtuesi i mjetit "Volkswagen", Zukanoviç, nga Kroacia ka tentuar të parakalojë 2 automjete.
27 Maj 2008