Salihi shënon, por ndëshkohet me të kuq
Dy ndeshje, dy gola dhe një karton të kuq. Ky është bilanci i Hamdi Salihit te Riedi në këtë fillimsezoni. Bomberi shqiptar ka shënuar sërish mbrëmë në ndeshjen e vlefshme për kampionat ndaj Matersburgut.
Jetmir Halilaj
Megjithatë, loja e sulmuesit shqiptar ka zgjatur vetëm 42 minuta, pasi është ndëshkuar edhe me karton të kuq. Ky është kartoni i parë i kuq për Salihin gjatë kohës që luan në Austri. (Ndeshja është fituar 2-1 nga Matersburg). Pikërisht ka pasur një përplasje të ashpër mes tij dhe futbollistit kundërshtar, Naumoski, autori i golit me penallti të Matersburgut dhe më pas gjyqtari ka ndëshkuar shqiptarin, duke e detyruar të lërë fushën e lojës.
E kaluara
Ndër të tjera, gjatë ditëve të fundit, mediat austriake kanë kujtuar një fakt interesant se Hamdi Salihi ishte "macja e zezë" e Matersburgut. Saktësisht, sulmuesi shqiptar i ka shënuar kësaj skuadre pesë gola në shtatë ndeshjet e fundit, mes përballjeve të këtyre skuadrave. Lojtari shkëlqeu në takimin e djeshëm dhe arriti t'i jepte një ndihmë të madhe skuadrës. Shkodrani tregoi se është një ndër lojtarët e përfaqësueses më në formë të momentit dhe nëse vazhdon kështu, ka shumë mundësi që deri më 31 gusht, afat kur mbyllet merkato verore të transferohet në ndonjë klub të madh. Media austriake ka vlerësuar me komente shumë pozitive paraqitjen e sulmuesit shqiptar, duke e quajtur atë njeriun gol të Riedit dhe duke mos i kushtuar shumë rëndësi ndëshkimit të tij me karton të kuq.
Trajneri
Vetëm disa ditë më parë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare kishte marrë përgëzime edhe nga trajneri i ri, Paul Gludovatz, gjatë prezantimit të tij me futbollistet e SV Ried. Trajneri 62-vjeçar, i cili më parë ka drejtuar përfaqësuesen U-20 austriake, ka ardhur me një poltikë të re, pasi kërkon nga çdo lojtar të rrisë vlerat e shitjes së tij. Gjë që do të thotë se në të ardhmen do të shohim Salihin si "skllav" për një shitje me një kosto të lartë. Gludovatz pohoi gjatë një interviste të tij se kërkon efikasitet në sulm. Sipas tij, ai ka mbërritur te Ried jo vetëm për sukses, por edhe për të bërë marketimin e lojtarëve. Ajo e djeshmja ishte sfida e parë e trajnerit të ri Paul Gludovatz.