Ekstradohet nga Italia vrasësi i trefishtë i Divjakës
TIRANE - Ekstradohet nga Italia vrasësi i trefishtë, i zbuluar në muajin maj të këtij viti nga policia e Fierit.
Luan Fusha, 45 vjeç, nga Skrapari është ekstraduar dje në orët e para të mëngjesit nga Milano, nëpërmjet linjës ajrore "Alitalia". Në orën 00:30, Fusha ka zbritur në aeroportin e Rinasit i prangosur dhe i shoqëruar nga dy oficerë të zyrës së Interpol Tiranës. Pas kryerjes së procedurave të zakonshme në kufi, si dhe në aeroportin e Rinasit, i kërkuari për së paku tri vrasje në vitin '98, iu është dorëzuar autoriteteve të burgjeve. Në fillim të muajit maj, zyra e hetimit të vrasjeve në qarkun e Fierit, vetëm pak ditë pas hapjes së një prej dosjeve të saj të vjetra ka zbuluar autorin e një krimi të trefishtë në Divjakë. Ngjarja sipas njoftimit të policisë, ka ndodhur në verën e 1998-ës, më 14 gusht kur pas një grindjeje në një lokal, ai kishte vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Dhimitër Beshuri, si dhe Armand Kokoneshin, një i njohur i tyre. Shkak për krimin, sipas burimeve të policisë ishte bërë vrasja e vëllait të Luan Fushës, nga viktimat. Vëllai i Fushës kishte ngacmuar një vajzë të afërme të familjes Beshuri, ndërsa në formë hakmarrjeje, ata kanë vrarë vëllain e Luan Fushës. Nuk zgjati shumë kohë pas vrasjes së të vëllait dhe Luan Fusha nga Skrapari, në atë kohë 35 vjeç, u afrua në Lushnjë. Shkoi në Divjakë në një lokal ku ndodheshin vëllezërit Dhimitër dhe Edmond Beshuri dhe qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Po kështu nga të shtënat e armës së Fushës, mbeti i vrarë edhe Armand Kokoneshi, që shoqëronte vëllezërit në tavolinë. Pas krimit, Fusha arriti të largohej nga vendi dhe u strehua në Itali. Në këtë vend ai ka qëndruar i paprekur nga askush, i qetë dhe pa problem. Ai nuk ishte i skeduar nga policia shqiptare për krimin e kryer, kështu që edhe nuk ishte i kërkuar. Në fund të muajit prill të këtij viti, policia e Fierit kishte rihapur disa prej dosjeve të krimeve të vjetra dhe ajo e vrasjes së trefishtë në Divjakë nuk kishte shumë të dhëna. Në pak ditë punë dosja u plotësua nga hetimet e kryera dhe autori vrasjes së trefishtë i saj u identifikua nga dëshmitarët të kishte qenë Luan Fusha. Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Lushnjës masën e arrestit, ndërsa ai u ndalua nga policia italiane në Milano për t'u ekstraduar në drejtim të Shqipërisë.