Gruevski dorëzon në Kuvend listën, 5 ministri shqiptare
Nikolla Gruevski dorëzoi dje në Kuvendin maqedonas programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.
Kryeministri maqedonas, që ka mandatin për formimin e Qeverisë së re dha emrat pak orë para skadimit të afatit kushtetues për dorëzimin e tyre, që do të ishte në mesnatën e djeshme. Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka kohë deri më 27 korrik për të caktuar seancën për votimin e kabinetit të ri qeveritar. Kabineti, që kësaj radhe përfaqësues të partive shqiptare do të ketë BDI-në e Ali Ahmetit, i ka ofruar kësaj partie drejtimin e 5 ministrive, dhe një zv/kryeministri, atë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Abdylhaqim Ademi do të jetë në detyrën e zv/kryeministrit, ndërsa për ministra janë propozuar: Musa Xhaferi (Pushteti lokal), Fatmir Besimi (Ekonomi), Bujar Osmani (Shëndetësi), Xhelal Bajram (Ministër i Punës dhe Politikës Sociale) dhe Nexhat Jakupi (Ambienti Jetësor). BDI-ja ka caktuar edhe tre kandidatët për zëvendësministra: Nedim Ramizi në Ministrinë e Financave, Xhevat Buçi në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Vullnet Ameti në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në përbërjen e re qeveritare, BDI-ja gjithashtu do të ketë edhe tre sekretarë shtetërorë në dikasteret e tjera. Ndërsa VMRO-DPMNE do të vazhdojë të përfaqësohet me ministrat e deritanishëm që ishin pjesë e qeverisë në ikje, Antonio Milloshoski, ministër i Jashtëm, Pande Llazarevski, ministër i Mbrojtjes, Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme dhe të tjerët në postet e mëparshme. Ndërkohë në Kuvend gjatë dorëzimit të listës dhe më tej kanë munguar përfaqësuesit e PDSH-së. Nënkryetari i PDSH-së, Imer Selmani, deklaroi se partia e tyre do të vazhdojë të bojkotojë Parlamentin derisa nuk vihen në rend dite çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët. "Ne nuk kemi arsye përse, për të qenë në Kuvend, derisa nuk vihen në rend dite përdorimi i gjuhës shqipe, zgjidhja e çështjes së simboleve kombëtare, resocializimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre, njohja e pavarësisë së Kosovës dhe proceset euroatlantike", tha Selmani. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi para mbledhjes së kryesisë theksoi se, PDSH-ja është afër vendimit për të bojkotuar Parlamentin.
Ish-ministri Boshkovski kthehet në Maqedoni
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, u kthye në Maqedoni pas më shumë se tre vitesh të kaluara në burgun e Hagës, në Sheveningen. Boshkovski u shpall i pafajshëm për akuzat e krimeve kundër njerëzimit. Ai u prit në aeroport nga kryeministri Nikolla Gruevski. Haga shqiptoi aktgjykim lirimi për Lube Boshkovskin dhe dënim me burg prej 12 vjet për Johan Tarçullovskin, duke e përfshirë kohën të kaluar në paraburgim, lidhur me rastin "Lubeten".