E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, "ngrin" mundësia me Armeninë

Përfaqësuesja shqiptare mund të luajë kundër Armenisë më 20 gusht, megjithatë momentalisht bisedimet mes dy Federatave kanë mbetur pezull, për shkak të kërkesës së palës shqiptare që ndeshja të luhet në Tiranë. 

"Trajneri Ari Han ka këmbëngulur se dëshiron që takimi të luhet në Tiranë dhe ne po bëjmë maksimumin që t'ia plotësojmë dëshirën, megjithëse kjo kërkesë e jona nuk është pritur mirë nga Federata e Armenisë, e cila dëshiron gjithashtu që skuadra e tyre të luajë në fushën e saj. Kjo është arsyeja që bisedimet kanë mbetur pezull. Megjithatë jemi optimistë dhe mendojmë se gjatë javës së ardhshme do të jetë zgjidhur kjo çështje", ka thënë përfaqësuesi i zyrës për shtyp të FSHF-së, Lysjen Nurishmi. Kështu, teksa troket muaji gusht, çdo gjë në lidhje me miqësoren e ardhshme të Shqipërisë, si gjithmonë do të vendoset në minutat e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›