Sarandë, qyteti “tremb” turistët në pikun e sezonit
Një Sarandë të bukur, por të shtrenjtë. Ky është opinioni i një pjese të madhe të turistëve vendas e të huaj, të cilët kishin planifikuar pushimet e tyre në brigjet e jugut.
SARANDE
Të rrallë janë ata që kanë kaluar 15-ditëshin standard në këtë qytet, pasi janë ndjerë të pafuqishëm ekonomikisht për të përballur akomodimin dhe ushqimin.
Drejt brigjeve të Sarandës janë nisur këtë vit mijëra pushues, numri i të cilëve ka shënuar pikun në muajin gusht. Si rrallëherë, këtë vit turizmi patriotik nuk ka qenë i vetmi, por shqiptarëve vendas apo atyre të diasporës u janë bashkuar dhe shtetasit maqedonas, pas krizës me Greqinë. Pushuesit maqedonas kanë dyfishuar kërkesat për të mbërritur në qytetin e Sarandës, por ky fakt, në vend të krijonte mundësi për pushime më të lira, ka provokuar rritjen e mëtejshme të shërbimeve. Ambientet hoteliere në rastet e prenotimeve kanë ofruar dhoma që variojnë nga 25-50 euro, ndërsa për turistët ditorë apo atyre që kanë preferuar të kalojnë vetëm një fundjavë në qytet, u është dashur të paguajnë më tepër. Në qytetin e Sarandës operojnë rreth 85 hotele dhe rreth 500 shtëpi, që janë në funksion të turizmit, të cilat aktualisht janë të mbushura, ndërsa prenotimet janë mbyllur deri në mesin e parë të shtatorit. Përballë kësaj situate, shumë pushues, familjarë ose jo, kanë gjetur si zgjidhje makinat ose vendet publike, për të kaluar një natë a më shumë para nisjes në rrugën e kthimit. Por, më tepër se çmimet e hoteleve, për të cilat pushuesit e prenotuar kanë pasur të dhëna paraprake, të papërgatitur janë gjendur ata me ofertat e restoranteve apo bareve. Krahasuar me një vit më parë, pjatat e para e ato kryesore kanë pësuar rritje, nisur nga 100 lekë e më tepër, kryesisht për ato me prodhime deti. Ata që nuk kanë mundur të konsumojnë në lokalet që ndodhen buzë deti apo në qendër të qytetit, u janë drejtuar fast food-eve e ushqimeve të shpejta. Rritjen e çmimit të peshkut apo të prodhimeve të tjera të detit, pronarët e justifikojnë me tarifat e vendosura nga furnizuesit e këtyre të fundit me rritjen e vlerës së karburantit. Por, ky zinxhir argumentesh ka provokuar frekuentimin e pakët të pushuesve për këtë lloj shërbimi. Në pjesën më të madhe ata synojnë të gjejnë apartamente me kushtet e nevojshme për të gatuar e mbajtur ushqime në frigoriferë.
Shtrenjtësia në Sarandë ka qenë çdo fillim sezoni në qendër të debateve mes qytetarëve e pushtetarëve vendorë, të cilët gjithmonë kanë marrë sigurinë se vlera e shërbimeve nuk do të ofrojë rritje. Por, çdo vit regjistrohen tarifa të reja, për të cilat turistët e qyteteve të tjera e kanë vështirë të ambientohen.