Ambasadori i OSBE: Politika, larg nga ndërhyrjet në shëndetësi
SHKODER – Ndërhyrja e politikës në drejtimin e një spitali do të ndikonte negativisht në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.
Këtë ka qartësuar Robert Bosch, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, gjatë zhvillimit të një vizite në spitalin e Shkodrës, në kuadër të projektit të përbashkët të kësaj organizate, ambasadës britanike dhe spitalit, për informimin e pacientëve, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën në vendimmarrje. Bosch theksoi se “ndikimi politik në drejtimin e një spitali është gjithmonë në dëm të cilësisë së shërbimeve që i ofrohen publikut”. Sipas ambasadorit, politika duhet të jetë e pranishme vetëm për të mbështetur të gjitha përpjekjet institucionale që shërbejnë për minimizimin e praktikave korruptive. Ambasadori i OSBE-së shprehu kërkesën për trajtimin me urgjencë të procedurave të tenderimit publik të ilaçeve. “Është e qartë se çështja shqetësuese e procedurave të tenderimit publik duhet të trajtohet urgjentisht. Medikamentet e propaganduara nga Ministria e Shëndetësisë e të destinuara ‘vetëm për përdorim spitalor’ nuk duhet t’u vihen në dispozicion farmacive private, duke i privuar kështu pacientët e spitalit nga medikamentet falas, aq shumë të nevojshme”, pohoi Bosch. Ambasadori vlerësoi projektin e zbatuar për vendosjen në çdo kat të spitalit të Shkodrës të kamerave të sigurisë, si edhe të disa monitorëve informues për qytetarët, ku shfaqen tarifat e shërbimeve dhe shërbimet që ofrohen. Sipas tij, kjo rrit shkallën e transparencës në dhënien e shërbimeve mjekësore. Nga ana e drejtuesve të spitalit mësohet se, qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i standardeve të shërbimeve që u ofrohen komunitetit, duke ulur korrupsionin brenda për brenda spitalit. Drejtoresha e Spitalit të Shkodrës, Alma Kurti, e informoi ambasadorin Bosch mbi ndikimin që ka dhënë projekti tek qytetarët, pasi ky spital është institucioni shëndetësor më i madh në veri dhe shërben për 250 mijë banorët e tij. r.d
Godo inspekton Elbasanin
ELBASAN – Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, deklaroi dje nga spitali i Elbasanit se aktualisht po kryhen monitorime dhe më pas do të nisë reforma. Në turin e vizitave në spitalet e qyteteve kryesore të vendit ministrja Godo ka ndaluar dje në Elbasan. Gjatë takimeve të kryera me drejtuesit e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit si dhe pushtetarët vendorë, Godo ka theksuar se sektori i shëndetësisë në këtë qytet do të shikohet me prioritet nga qeveria. Gjithashtu, ministrja garantoi rindërtimin e spitalit kirurgjik të këtij qyteti. Ndërsa gjatë takimeve me mjekë, ministrja u njoh me problemet që kanë pavijonet në aparatura apo medikamente. Ajo i kërkoi dhe kryebashkiakut Sejdini që të mbështesë në investime qendrën spitalore. a.k