Aksidenti në Elbasan, vdes babai, rëndë djali 18 vjeç
ELBASAN - Një aksident i rëndë ndodhi dje në Elbasan ku mbeti i vdekur një 45-vjeçar, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë djali i tij 18 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në unazën e qytetit. Mjeti tip "Benz", me targa të 511 KS 092, përplasi nga mbrapa një motor, në të cilin udhëtonin Musa Biçoku dhe i biri, Ajdin Biçoku. Për pasojë, i vdekur në vend mbeti 45-vjeçari, ndërsa u plagos rëndë djali i tij. Sipas dëshmitarëve, mjeti që po ecte me shpejtësi mori për disa metra zvarrë viktimat. Pas ngjarjes, blutë ndaluan drejtuesin e mjetit, Zaden Maloku, i cili po udhëtonte në drejtim të Durrësit. Maloku, 51 vjeç nga Gjilani u arrestua më pas si shkaktar i këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen. a.k