E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen makina, plagoset 32-vjeçari me mbesën

 

DURRES - Shpërthen makina në ecje, plagoset rëndë një 32-vjeçar dhe mbesa e tij 14 vjeçe. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 09:00 pranë fshatit Kullë në aksin Manëz-Sukth kur mjeti "Audi" me targë DR 6573 E, që drejtohej nga Klodian Hoxha pësoi një shpërthim të fuqishëm. Makina përfundoi në kanal, ndërsa shoferi Hoxha si dhe mbesa e tij Xh. H., përfunduan në spitalin e Durrësit me dëmtime të rënda. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes bashkë me specialistë antieksploziv, pasi fillimisht u dyshua për ndonjë atentat të mundshëm. Por më pas burimet policore bënë të ditur se dyshimet kanë të bëjnë me ngjarje aksidentale. Kjo për shkak se nëse do të ishte vënë eksploziv, ngjarja do të kishte precipituar me viktima dhe dëmet do të ishin më të rënda. I dëmtuari nuk rezulton të jetë me precedentë.   o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›