E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendosen marrëdhëniet BE-Izrael

BE-ja është tejet e brengosur për shkak të shfrytëzimit të pasaportave evropiane, gjatë aksionit për vrasjen e një komandanti të Hamasit në Dubai, ka theksuar sot presidenca spanjolle e BE-së.

“Jemi tejet të brengosur për faktin se pasaportat evropiane mund të përdoren në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, ishte paraparë që të takohej sot me Moratinosin dhe disa Ministra tjerë të Jashtëm europianë, për t’i siguruar ata në lidhje me përdorimin e pasaportave britanike, irlandeze, franceze dhe gjermane, gjatë aksionit për vrasjen e Mahmud Al Mabhuhit.

“Ne do ta diskutojmë këtë çështje dhe shpresoj se do të publikojmë një kumtesë, në të cilin do të shprehim brengat tona”, tha Moratinos.

Pas thëllimit të tendosjeve diplomatike, Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, ka kërkuar nga izraelitët që të ofrojnë bashkëpunimin e tyre të plotë në hetimin e incidentit në Dubai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›