E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet trysnia ndaj Brownit

Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, u përball sot me një trysni të re, pasi që një organizatë theksoi se anëtarët e personelit të Brownit e kanë kontaktuar këtë organizatë, pas daljes në sipërfaqe të akuzave për temperamentin e ashpër të kryeministrit të Britanisë.

Christine Pratt, shefe ekzekutive e organizatës National Bullying Helpline, theksoi se gjatë viteve të fundit ka pasur tri apo katër kontakte, të bëra nga ana e pjesëtarëve të personelit të Brownit.

Pratt theksoi se ka vendosur të flet publikisht, pasi që është hidhëruar për shkak të ngutisë së ministrave për të dalë në mbrojtje të Brownit, pas publikimit të fragmenteve të një libri, në të cilin është theksuar se Brown me sjelljet e tij ka tmerruar pjesëtarët e personelit në zyrën e kryeministrit.

Në librin e gazetarit Andrew Rawnsley theksohet se Brown i ka bërtitur anëtarëve të personelit të tij dhe se ka qëlluar me grusht karrigen e automjetit, pasi që kishte marrë disa lajme të këqija.

Zyra e kryeministrit ka cilësuar këto akuza si plotësisht të pabaza, ndërsa Brown ka theksuar se hidhërimi i tij ka qenë i drejtuar kundër vetvetes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›