Aksidenti, një vdes, gjashtë të plagosur
LAÇ - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Mamurras-Laç.
Një fëmijë dy vjeç, ka mbetur i vdekur ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje. Sipas zëdhënëses së policisë së Lezhës Elona Nika, "rreth orës 20.00 të mbrëmjes ndërsa një furgon me traga të LA 43 65 A që drejtohej nga Paulin Mushti është përplasur me një "Benz" me targa TR 9787 D që drejtohej nga Adnan Cani". Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sanxhak të Kurbinit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e vdekur në vend dyvjeçarja Elona Biba dhe janë plagosur rëndë dy prindërit e saj, Gjovalin dhe Donika Biba, si dhe dy vëllezërit Altin dhe Roland Biba, përkatësisht 11 vjeç dhe 5 vjeç. Të plagosur nga aksidenti kanë përfunduar edhe dy drejtuesit e mjeteve Paulin Mushti dhe Adnan Cani. Sipas burimeve zyrtare të policisë, katër pjesëtarët e së njëjtës familje Biba janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për shkak se gjendja e tyre shëndetësorë ishte e rëndë, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë mbajtur në spitalin e Laçit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Burimet policore sqaruan se, viktima Biba është dërguar në morgun e spitalit të Laçit. Menjëherë në vendin e aksidentit ka shkuar një grup hetimor i cili ka nisur hetimet për nxjerrjen e konkluzioneve mbi shkakun e aksidentit tragjik. Viktima së bashku me prindërit e saj ndodhej në furgon, ku ishin nisur për të vajtur në shtëpi në fshatin Adriatik, ndërsa automjeti "Benz" udhëtonte në drejtim të kundërt të saj në momentin e përplasjes. Policia nuk përjashton faktin se burim i aksidentit mund të ketë qenë edhe rruga e dëmtuar, që ka dërguar drejtuesit e mjeteve në këtë përplasje në momentin që ata i janë shmangur gropave. r.n