Vdes në gabinën elektrike, policia dyshon për vrasje
Kontakti me energjinë elektrike i ka marrë jetën dy të rinjve dje në Korçë dhe në Malësi të Madhe.
KORÇE/MALESI E MADHE
Jonis Dervishi, 28 vjeç, banor i fshatit Qatron të rrethit të Korçës ka humbur jetën në një kabinë elektrike që ndodhej pranë kilometrit 2 të aksit rrugor Korçë- Kolonjë. Ai u gjet nga policia i pajetë ndërsa kishte pranë vetes disa darë metalike prerëse dhe disa çelësa. Familjarët e Dervishit kanë pohuar se, prej dy ditësh ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Ata kishin filluar ta kërkonin atë, fillimisht tek miqtë dhe të afërmit e tyre, por pasi panë që kërkimet rezultuan të pasuksesshme kanë kërkuar ndihmën e policisë. Fakti që ka ndihmuar policinë ka qenë se 28-vjeçari ishte larguar nga shtëpia me automjetin e tij tip "Benz", me targë KO 2999 B. Në bazë të këtyre të dhënave rreth orës 15.00 të ditës së premte policia mundi të gjente autoveturën e 28-vjeçarit, të parkuar në kilometrin 2 të aksit rrugor Korçë-Kolonjë me dyer të hapura. Pas një kontrolli në brendësi të saj është vënë re se në sedilje kishin mbetur telefoni celular dhe një palë veshje, atlete dhe pantallona. Tek uniformat blu kanë lindur dyshimet e para për një largim jo të vullnetshëm nga mjeti. Punonjës të Policisë Kriminale shkuan në vendngjarje dhe filluan të kontrollojnë gjithë zonën. Në kërkim të ndonjë gjurme ata hynë edhe në një kabinë elektrike që ndodhej pranë vendit ku ishte parkuar mjeti. Sapo kanë hapur derën ata kanë parë të shtrirë përdhe trupin e pajetë të Dervishit. Sipas policisë, 28-vjeçari kishte djegie në duar dhe në ballë, ndërsa veshjet e tij kishin njolla të shumta vaji nga të transformatorit të kabinës elektrike. Policia ka pohuar se dy janë pistat në të cilat do të hetohet ngjarja, ajo e një vdekjeje aksidentale nga kontakti me rrymën elektrike dhe ajo e një ekzekutimi të mundshëm nga persona të tjerë. Po dje një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20.00, në komunën Gruemirë të rrethit Malësi e Madhe, kur Ardian Smajli po mundohej të lidhte kabllot elektrike të një pompe uji në pusin e shtëpisë. Ai ka qenë duke kryer lidhjet elektrike të pompës në kohën kur aksidentalisht ka prekur një tel të zhveshur. Rryma elektrike ka përshkuar trupin e tij, e ndihmuar edhe nga terreni i lagur përreth pusit. Të parët që i kanë ardhur në ndihmë kanë qenë familjarët e tij, por gjithçka ka rezultuar e kotë. j.gj/r.d.