Arkeologjia dhe zbulimet flejnë në Borsh
Autori i Lajmit: red.
Pozicioni gjeografik me ujërat e shumta ka favorizuar banimin e kësaj treve në lashtësi. Kështjella e Sopotit, një nga objektet historike të Borshit, në majë të vendit që thirret Kala, kundron pa pengesë një pamje të pakufizuar detare si dhe kontrollin e kalimeve Sarandë-Kuç-Vlorë, përmendet nga burimet bizantine dhe venedikase. E ndodhur 3 km larg nga deti dhe në një lartësi prej 250 metrash, Kalaja ka në pjesën perëndimore në brendësi një mur prehistorik bashkë me venddodhjen e një qyteti antik. Në pjesën e brendshme të themeleve janë gjetur eshtra që datojnë kohën e epokës së vonë të bakrit. Sipas gërmimeve akreologjike, gjetjet datojnë në shekullin IV-III para Krishtit.
Arkeologu Jano Koci, duke u bazuar tek autorët antikë Plini dhe Straboni si dhe vendvendosjen e mureve dhe rrënojave të një qendre të banuar në një siperfaqe rreth 50 hektarë dhe lumin që e gjarpëron atë, ka hedhur hipotezën se pikërisht këtu, ka qenë ngritur qyteti i vjetër antik, Meandria. Një vendbanim i lashtë është gjetur edhe në vendin e quajtur Musga.
Shumë histori fshihen nën shtresat e harresës zyrtare në këtë fshat. Në Borsh ka gjetje arkeologjike, të cilat ndërsa gjenden në botime shkencore, janë shumë pak të njohura për këdo që viziton apo dhe pushon aty sot.
Në fshat mungon një muze që të pasqyrojë gjithçka ka Borshi, çka do t i rriste vlerat dhe tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj dhe jo vetëm në verë....
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008