E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidenti, plagoset 56-vjeçarja

19/02/2005  Një 56-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë pasditen e së enjtes. Burime nga komisariati i policisë rrugore, bëjnë të ditur se Xhame Dizdari për pak ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë që i kanosej nën rrotat e automjetit tip "Benz" TR 3505 I, drejtuar nga Neki Limani. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, para zyrave të firmës "Ferlut". Fatmirësisht, e lënduara nuk pësoi dëme. Ajo gjendet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak. Specialistët e qarkullimit janë të mendimit, se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara nga shoferi. E megjithatë, ai po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›