Arrestohet i moshuari, ndihmoi klandestinët
19/02/2005 Një i moshuar nga fshatrat e Kavajës u vu në pranga në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Alush Peza ishte shpallur person në kërkim, pasi rezultonte të ishte implikuar me nisjen e 9 klandestinëve drejt brigjeve italiane, në datën 7 dhjetor të vitit të shkuar. Dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij janë arrestuar tashmë nga forcat e rendit.
Aksioni
Një bashkëpunim i frytshëm mes efektivave të komisariatit të Kavajës dhe zyrës së antitrafiqeve në Drejtorinë e Tiranës, bëri të mundur lokalizimin e vendit ku strehohej Alush Peza. Burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë të ditur se, i moshuari kishte patur marrëdhënie të hershme pune me trafikantët e arrestuar, Mezin Tamaj dhe Maglen Velaj. Sipas bluve, 63-vjeçari dyshohet se i ka ndihmuar dhe herë të tjera të prangosurit, për të kaluar klandestinë drejt brigjeve italiane. Nga hetimet paraprake mësohet se, Peza ishte nga fshati Kryevidh, vetëm pak kilometra larg bregut të detit. Kësisoj, ai e njihte mirë zonën, ndaj ishte implikuar drejtpërsëdrejti në trafikun e qenieve njerëzore. Që në datën 7 dhjetor, kur u kap skafi me refugjatët që do të niseshin atë mbrëmje, policia arriti ta identifikonte Alush Pezën. Por siç u përmend dhe më sipër, ai e njihte mirë terrenin dhe arriti të largohej, duke u shpëtuar prangave. Pas një gjurmimi afro 3-mujor, agjentët e policisë kriminale zbuluan vendin ku strehohej. Për fat, aksioni për arrestimin u kurorëzua me sukses dhe i kërkuari nuk reagoi apo të sulmonte uniformat. Ai akuzohet për dhënie të ndihmës së paligjshme të kalimit të kufirit, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale, u ekzekutua vendimi i gjykatës së Kavajës "arrest në burg".