E Hënë, 2 Nëntor 2026

Polici i kufirit vetëplagoset me armë të ndryshkur

19/02/2005  Një efektiv i policisë kufitare të Dibrës është vetëplagosur të enjten aksidentalisht me armën e shërbimit. Bestar Tomçini ka qëlluar dorën dhe kofshën e tij 3 herë, teksa rrekej ta fuste armën në brez. Ai është jashtë rrezikut për jetën, pasi pistoleta e ndryshkur me të cilën ruante kufirin e ka kursyer nga vdekja. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Dibrës, bëjnë të ditur se në datën 17, rreth orës 13.30, tek Ura e Pesjakës ka mbetur i plagosur Bestar Tomçini. Ai ishte duke udhëtuar me mjetin "Volksvagen Golf" TR 1325 A, që drejtohej nga Agim Mani. Efektivi i rolit bazë të policisë luftarake ka qëlluar me pistoletë dorën dhe kofshën e majtë. Të njëjtat burime saktësojnë se, Bestari ka kryer 3 të shtëna me revole nga dritarja e automjetit dhe është plagosur kur po fuste dorën e armën në mjet. Pistoleta u bllokua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor që kreu veprimet ka konstatuar se revoles së krimit nuk i dalloheshin numrat, për shkak të ndryshkut që kishte zënë. Po punohet intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Fa.Bra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›