Aksidenti, plagoset rëndë 43-vjeçari
17/02/2005 Një aksident automobilistik i ka rrezikuar jetën një 43-vjeçari nga kryeqyteti. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bëjnë të ditur se Ilir Meshi nga Kukësi, teksa drejtonte mjetin e tij tip kamioçinë me targa të huaja, me shpejtësi tej normave të lejuara ka humbur kontrollin. Për pasojë është përplasur me motoristin Rexhep Kolgjini. I lënduari u drëgua menjëherë në qendrën spitalore ushtarake për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Bluzat e bardha i kanë dhënë pak shpresa për jetën. Sakaq, shoferi neglizhent u arrestua pasi akuzohet se ka konsumuar veprën e parashikuar nga neni 290 i kodit penal.