Nënshkruhet marrëveshja me IOM-in
17/02/2005 Paradite e djeshme në ambientet e Ministrisë së Rendit Publik u nënshkrua marrëveshja e Mirëkuptimit mes MRP dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM). Zëdhënësi për shtyp i këtij dikasteri bën të ditur se kjo marrëveshje është në kuadrin e projektit të titulluar “Lufta ndaj migrimit të parregullt në Shqipëri e në rajon: Mbështetje e shënjestruar për ngritjen e kapaciteteve brenda kuadrit të mbështetjes për ripranimin në Shqipëri". Florion Serjani shton se ky projekt është një hap themelor ne kuadrin ebashkepunimit mes MRP dhe IOM për zbatimin së afërmi të Marrëveshjes së Ripranimit mes Komunitetit Europiandhe Shqipërisë. Kjo përbën një ndër parakushtet themelore për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. F.B