Feja dhe konflikti shoqëror
16/02/2005 -Shkencat shoqërore perëndimore janë të mendjes se shpesh konflikti fetar, në fakt, ka shprehur, në forma simbolike, përplasje të thella interesash të nëndheshme etnike, ekonomike dhe politike, duke i acaruar edhe më tepër ato.
-Në disa vende postkoloniale, stafeta e drejtimit të revoltës masive kundër padrejtësive shoqërore kaloi dorë më dorë nga besimtarët katolikë tek ata myslimanë.
- Rasti algjerian: Korrupsioni, amullia shoqërore, papunësia, degjenerimi dhe paaftësia e elitave politike solli politizimin radikal të fesë dhe gjallëroi terrorizmin me bazë fetare.
Fanatizmi në shërbim të intolerancës
Roli i fesë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e politikave të dialogut nuk mund të kufizohet vetëm në nivelin e gjeopolitikës ndërkombëtare. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i problemit lidhet me ndikimin e fesë në marrëdhëniet midis grupeve me përkatësi fetare të ndryshme në shoqëritë multikonfesionale. Edhë në këtë rrafsh, bota e sotme i ngjan një realiteti historik kontradiktor. Për nga vetë natyra e saj, feja priret drejt vendosjes së mirëkuptimit midis individëve në shoqëri, drejt rrënjosjes së tolerancës midis njerëzve me besime të ndryshme fetare, drejt përforcimit të marrëdhënieve të mirëkuptimit dhe të solidaritetit midis grupeve të ndryshme shoqërore. Por, nga ana tjetër, realiteti i sotëm empirik na bën të reflektojmë seriozisht për karakterin e ndërlikuar të problemit.
Në vende të ndryshme të botës, në zona gjeopolitike të caktuara, në popuj që i u përkasin qytetërimeve të ndryshme, ka besime fetare që duke u interpretuar në mënyrë fanatike janë të ndërfutura tragjikisht edhe në konflikte shpesh herë të dhunshëm, në akte dhune që drejtohen për më tepër edhe kundër viktimave njerëzore paqësore dhe krejt të pafajshme. Në shumë vatra konfliktesh në botën e sotme, gjuha e urrejtjes, shprehja e dhunës verbale apo reale, dasitë urbane, politikat diskriminuese etj., marrin herë pas herë edhe veshjen e fanatizmit fetar. Besimtarët katolikë dhe protestantë përleshen periodikisht në lagjet e qyteteve irlandeze. Në konfliktin izraelito–palestinez besimi fetar i ndryshëm i palëve ndërluftuese nuk mungon të manipulohet për t’u vënë në funksion të acarimit të ndeshjes etnike. Për vite me radhë, në Algjeri, komandot terroriste në emër të një kuptimi të caktuar fanatik të besimit të tyre islam, kanë masakruar masivisht të pafajshmit. Në Qipro, fanatikë të të dy palëve rivale, ortodoksë dhe myslimanë, kërkojnë të nxisin edhe më tej dasitë fetare midis pjesës turkofone dhe grekofonë të ishullit.
Në Rusi, shtresa fanatikësh ortodoksë i quajnë ushtarët rusë të rënë në Çeçeni si ushtarë të Krishtit që luftojnë kundër djallit dhe fanatikë çeçenë në emër të kuptimit të tyre fondamentalist të islamit hedhin në erë autobusë, shkolla, salla teatri, duke masakruar qytetarë dhe fëmijë të pafajshëm. Fanatikë të feve të ndryshme apo grupe naziskinësh të pafe dëmtojnë sinagogat çifute në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe profanojnë varreza të besimtarëve çifutë. Mbërrijmë në aktin më makabër atëherë kur integristë islamistë dhe terroristë përplasin avionët civilë të rrëmbyer, me dhjetëra pasagjerë në bord, mbi kullat binjake të Nju Jorkut, duke vrarë e plagosur mijëra njerëz të pafajshëm dhe duke i treguar botës se nuk tërhiqen përpara asnjë krimi, sado çnjerëzor që të jetë. Përdorimi i besimeve fetare për qëllime politike të dhunshme ka pasur specifikat e veta në të gjitha këto koniunktura shoqërore dhe politike të veçanta. Megjithatë, nga e gjithë kjo përvojë historike, studiuesit e sotëm kanë nxjerrë disa përfundime me karakter të përgjithshëm, të cilat do të mundohemi t’i paraqesim shkurtimisht këtu.
Besimi fetar si identitet grupesh konfliktuale
Së pari, shpesh herë, pas konfliktit fetar fshihen konkflikte të tjera me karakter ekonomik, shoqëror, urbanistik dhe financiar.
Konflikti fetar në këto raste nuk përbën veçse veshjen ideologjike të konfliktit të mprehtë social që s’mungon të marrë forma të dhunshme.
Konflikti social, ekonomik, regjional, etnik merr pamje fetare sepse historia e ka sjellë që në shumë raste grupe të ndryshme shoqërore në konflikt t’iu përkasin besimeve të ndryshme fetare.
Kështu për shembull, në librin e saj kushtuar gjendjes ekonomike në Irlandën e Veriut, studiuesja Valerie Peyronnel shpjegon se katolikët në këtë vend kanë pasur historikisht një status ekonomik, social dhe politik tradicionalisht më të dobët sesa protestantët. Katolikët merren me shumë me bujqësi, janë më shumë punëtorë sesa pronarë, janë të punësuar më shumë në ndërtim dhe siderurgji sesa në degët industriale me moderne, historikisht kanë pasur më pak të drejta politike, i kanë ushtruar me pak profesionet liberale, kanë pasur shumë më pak akses në pronën e tokës sesa protestantët. Për këtë arsye dallimi fetar atje shpreh në fakt dasi që janë të një natyrë krejt tjetër, por që vishen me një vello ideologjike fetare. Është e kuptueshme që në këtë rast, urrejtja sociale vjen nga burime të tjera dhe shprehet pastaj duke përdorur gjuhën e dogmës fetare dhe të konflikteve për shkaqe të simbolikes rituale fetare.
Këtë gjë përmend edhe studiuesi Michel Roux, kur studion të dhënat statistikore të ish-Jugosllavisë së Titos për sa i përket shpërndarjes së vendeve të punës dhe përkatësisë fetare dhe etnike të të punësuarve në këtë vend përgjatë viteve që nisin që pas Luftës së Dytë Botërore e që vazhduan deri në fillim të viteve nëntëdhjetë.
Ai vë në dukje se në ish-Jugosllavinë e Titos, popullsitë me origjinë fetare myslimane ishin përgjithësisht ato kombësi dhe grupe etnike që kishin status profesional dhe ekonomiko–politik më të disfavorshëm sikurse ishin shumica e shqiptarëve e boshnjakëve etj. Këto grupe shoqërore kanë punuar, kanë pas qenë shumë më pak të punësuar në administratën shtetërore dhe në ushtri në krahasim me serbët, shumë më pak të favorizuar nga infrastrukturat e turizmit, sikurse kanë qenë malazezët dhe kroatët, shumë më pak të pajisur me industrinë moderne sikurse sllovenët etj. Ata kanë punuar tradicionalisht më shumë në bujqësi, në miniera, në artizanatin rural, kanë qenë përherë më të prekur nga papunësia dhe kanë praktikuar me tepër emigrimin e detyruar në Perëndim.
Nga kjo pikëpamje është e qartë se konflikti dhe dasitë fetare në këto treva kanë pas shprehur me gjuhën teologjike, me anë të ritualit fetar dhe simbolikës mistike edhe një konflikt të mprehtë etnik dhe socio-profesional.
Stigmatet fetare si «mollë sherri»
Së dyti, dallimet për sa i përket ritualit fetar dhe simboleve të jashtme, që mbartin individë që iu përkasin komunitetet e ndryshme fetare, mund të përdoren për t’i bërë edhe më të thella kufijtë midis individëve apo grupeve shoqërore konfliktuale.
E vërteta është se në botën e sotme ka një përzjerje midis grupeve të ndryshme fetare konfliktuale apo që kanë një të kaluar konfliktuale midis tyre dhe që jetojnë brenda të njëjtave territore shtetërore dhe hapësira gjeografike.
Në mjaft raste, shenjat e jashtme dalluese të besimtarëve të ndryshëm janë zbehur ose kanë ardhur duke u shuar, si pasojë e laicizimit të zakoneve shoqërore dhe modernizimit dhe liberalizimit të jetës.
Ky fakt i ri shoqëror e zbut disi konfliktin në shoqëri.
Ndërkohë, ndjekja e një rituali të ndryshëm fetar dhe simbolika e jashtme fetare shpesh bëhen shenjat dalluese kryesore të përkatësisë shoqërore dhe identitetit fetar të individëve që jetojnë në të njëjtën lagje apo në të njëjtën zonë urbane. Si të tilla, ato përkufizojnë shpesh prerazi kufijtë midis besimtarëve të ndryshëm, që ruajnë inate dhe rivalitete të vjetra me njëri- tjetrin, duke e bërë kështu të mundur vazhdimësinë e konfliktit.
Të kuptohemi, nuk jam duke thënë se është ndryshueshmëria e ritualit apo e shenjave dalluese fetare që përbën shkakun e konfliktit. Në vende të qeta të botës së sotme, ky faktor nuk përbën asnjë shqetësim.
Problemi është gjetiu.
Studiuesi Maxime Rodinson ka studiuar për shembull stigmatet, domethënë qendrimet përbuzëse, që grupe të caktuara të besimtarëve çifutë pësojnë mbi kurrizin e tyre, apo ushtrojnë kundër individeve të besimeve të tjera fetare.
Me një fjalë, ai ka studiuar si bazat simbolike fetare të sionizmit ashtu edhe burimet fetare të antisionizmit të shprehura në formën e antisemitizmit. Nga studimet në terren, ai ka mbërritur në përfundimin së këto stigmate kundërshtare vijnë që nga historia e largët dhe shpesh për shkak të natyrës së tyre thuajse anekdotike dhe «të pafajshme» vazhdojnë t’i rezistojnë shumë mirë kohës. Shpesh ato zanafillojnë me një qendrim tallës dhe ofendues ndaj riteve dhe shënjave dalluese të feve të tjera, ndaj zakoneve të të ushqyerit të besimtarëve të tyre, të ndalesave fetare që iu përmbahen besimtarët e feve të tjera, të mënyrave të tyre të të veshurit etj.
Por më pas, qëndrimi përbuzës ka prirje të shndërrohet në agresivitet të hapur.
Rituali fetar dhe simbolet fetare të grupit kundërshtar në shoqëritë me konflikt fetar dhe social të mprehtë jo vetëm që e bëjnë mirë të dallueshëm objektivin e sulmit dhe të dhunës verbale apo reale të ushtruar, por edhe japin një material të pasur për të zhvilluar sarkazmën si mekanizëm përbuzjeje sociale.
Stigmatizimi reciprok i riteve dhe simboleve fetare të tjetrit mban gjallë një ambient konflikti, i cili, kur krizat acarohen, shndërrohet në një luftë fetare të hapur. Në këtë mënyrë, zakone fetare me përmbajtje shoqërore si «e ha mishin e derrit, apo nuk e ha mishin e derrit», «punon në periudhën sabatike të vitit kalenderik, apo nuk punon», «mban kapele me strehë të gjerë, të rrumbullakët dhe me ngjyrë të zezë, apo rri kokëjashtë», «e praktikon synetllëkun apo nuk e praktikon», «pi verë apo nuk pi verë», «mban ferexhe, apo nuk mban ferexhe» etj., bëhen dallime që shpesh shndërrohen në ura ndarëse midis popujve apo grupeve shoqërore që iu përkasin feve të ndryshme.
Në fakt, sa kohë që nuk fyejnë të tjerët, respektojnë shtetin ligjor dhe ndiqen me vullnetin e lirë të vetë personit, simbolet fetare duhen trajtuar, thotë studiuesi në fjalë, si çështje krejt personale dhe private të çdo individi.
Mpleksja integriste me politikën
Së treti, është për t’u theksuar fakti se feja qysh në origjinat e saj dhe në tekstet e saja themelorë shpesh ka marrë formën e një proteste shoqërore apo të një tërësie vlerash, që mund të shërbejnë për të artikuluar protestën shoqërore kundër një forme sundimi politik të quajtur të padrejtë, apo kundër një elite politikisht sundimtare.
Kjo karakteristikë është veçanërisht e dukshme për krishtërimin dhe myslimanizimin në periudha të ndryshme të ekzistencës së varianteve të tyre. Studiues të ndryshëm e kanë vënë në dukje mirë këtë aspekt, duke ngulmuar te fakti se feja e krishterë, atëherë kur s’ka qenë e mpleksur me shtetin ka pasur një rol të ndjeshëm në mbrojtjen e dinjitetit dhe barazisë në të drejta të individëve. Ndërkaq, myslimanizmit i është njohur veçanërisht prirja për të frymëzuar respektimin e barazisë shoqërore si edhe për të qenë kundër transaksioneve financiare të paligjshme dhe spekuluese.
Mirëpo, për disa variante të ndryshme të besimit fetar, respektimi i ligjit dhe i normës ligjore të shtetit të së drejtës nuk përbën burimin dhe shkallën më të lartë të legjitimitetit të sjelljes individuale si qytetar.
Brenda këtyre mendësive fetare, që e shtrijnë zbatimin e moralit fetar në jetën politike, shoqërore dhe juridike të bashkësisë politike, ka pasur vazhdimisht një hierarki që e ka bërë moralin hyjnor parësor ndaj normës juridike të shtetit. Për pasojë, në kushtet e një shoqërie demokratike, veprimi në bazë të moralit fetar dhe kundër ligjeve të shtetit në jetën praktike si qytetar hap rrugën për një shkarje të rrezikshme drejt integrizmit të veshur me çdo lloj ngjyrese fetare, i cili pastaj mund të shkojë edhe drejt formave të përjashtimit shoqëror të tjetrit dhe më keq akoma drejt akteve terroriste.
Në fe të ndryshme monoteiste «martiri», domethenë ai që ka sakrifikuar jetën në mënyrë të vullnetshme përgjatë një konflikti a ndeshjeje të dhunshme me ata që janë quajtur edhe armiq të fesë së tij, nuk ka munguar të ketë zënë vend të privilegjuar në kujtesën historike kolektive.
Studiuesi Xavier Rauffer na jep mjaft dëshmi sipas të cilave, në grupe të caktuara shoqërore, kandidaturat për t’u përdorur si «bomba humane» në akte terrorizmi nuk janë të rralla, çka bën që kërkesa e tyre të marrë formën e një kërkese për t’iu akorduar privilegji i pranimit si «martirë» të ardhshëm. Ata që pranohen si të tillë duhet të plotësojnë një sërë kërkesash. Në çdo rast, sikurse dëshmon studiuesi në fjalë, janë përfaqësues fetarë fanatikë dhe integristë që shoqërojnë manipulimin e tyre shpirtëror që i çon drejt aktit final të jetës të kthyer në veprim makabër kundër njerëzish krejt të pafajshëm.
Problemi është se ashtu, sikurse në çdo lëvizje proteste, edhe në format e shprehura me gjuhë fetare, nuk përjashtohet të ndodhë që të tejkalohet e drejta.
Një e drejtë e tejkaluar pastaj i jep të drejtë palës tjetër.
Nuk kanë munguar pra edhe rastet kur grupet që kanë drejtuar lëvizje sociale dhe politike proteste të mpleksuara me elemente fetare kanë përpunuar një ideologji dhe modele politike që kanë përfaqësuar forma sundimi në kundërshtim me tolerancën, me vlerat e humanizmit, me idetë e barazisë në të drejta të qenieve njerëzore, me parimet e demokracisë.
Shkencat e sotme shoqërore kanë studiuar mjaft raste kur lëvizje të zanafilluara si protesta masive mbarëpopullore kanë përfunduar duke vendosur regjime që kanë shkelur në periudha të ndryshme të drejtat individuale të qytetarëve, duke i hapur rrugë kështu edhe fanatizmit.
Shpesh herë besimtarë të feve të ndryshme kanë përbërë faktorë shoqërorë që kanë zëvendësuar historikisht njëri-tjetrin, duke e transmetuar stafetën e protestës shoqërore në mënyrë graduale.
Është interesant rasti i ndjekur nga sociologët François Constantin dhe Christian Coulon, të cilët kanë drejtuar një veprimtari të gjerë studiuese, lidhur me marrëdhëniet midis fesë dhe politikës në disa vende afrikane, duke përfshirë Kenian, Mozambikun, Nigerinë etj. Ata e kanë studiuar këtë problem përgjatë një kohe të caktuar, sidomos përgjatë periudhës paskoloniale të historisë së këtyre vendeve.
Cili është pak a shumë rezultati i kërkimeve të tyre?
Në fazën e parë është më shumë feja e krishterë dhe besimtarët e krishterë që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për demokratizmin e këtyre vendeve, për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe për krijimin e një sistemi politik që angazhohej të respektone të drejtat dhe liritë politikë bazë të qytetarëve. Besimtarët fetarë katolikë dhe kisha kanë qenë në radhët e para të përpjekjeve për demokratizim, sepse ishin më të ndjeshëm ndaj sigurimit të lirive demokratike individuale. Lidhja e tyre me qendrat ndërkombëtare të krishtërimit i shtynte ata me shpejtësi në këtë drejtim. Lëvizja demokratizuese, si lëvizje me natyrë urbane, medoemos do të përfshinte në radhë të parë masat qytetare, të cilat, të ndodhura më pranë qendrave të banimit të kolonizatorit dhe më në kontakt me të, kishin përqafuar edhe fenë e tij, pra ishin bërë të krishtera.
Në mjaft vende afrikane, vendosja e regjimeve fillimisht me synime demokratike dhe e ekonomisë së tregut u shoqërua edhe me fenomene ekonomike dhe shoqërore negative.
Shpesh korrupsioni gërreu moralisht dhe politikisht elitat politike vendase.
Vendi u ndodh i papërgatitur për t’i bërë ballë konkurrencës ndërkombëtare dhe shpesh herë firmat shumëkombëshe kanë bërë të falimentojnë prodhuesit vendas.
Hapja e tregut kombëtar ndaj prodhimeve bujqësore të huaja ka peshuar rëndë mbi bujqit vendas.
Hendeku pasuror midis më të pasurve dhe më të varfërve vendas zëvendësoi atë konflikt që dikur ekzistonte midis të huajve kolonizatorë dhe popullsisë indigjene.
Që nga vitet ’80, janë masat rurale, në përgjithësi me përkatësi fetare myslimane dhe elitat politike që i referohen fesë islame në mjaft vende afrikane dhe të Azisë, të cilat vihen në krye të lëvizjeve protestuese. Janë këta faktorë shoqërorë që paraqiten në këtë periudhë më të ndjeshëm ndaj çështjes së barazisë shoqërore dhe kundër spekulimeve financiare dhe ekonomike me mbi jetesën e grupeve të gjera të popullsisë. Në këtë kuadër kanë lindur pastaj edhe ekseset antidemokratike, që e drejtojnë kritikën sociale kundër «të krishterëve» në përgjithësi, kundër «të huajve» në përgjithësi, kundër rendit botëror të tanishëm «të kontrolluar nga të krishterët», pa bërë fatkeqësisht dallimin midis aksionit politik demokratik dhe akteve ekstremiste të drejtuara kundër institucioneve demokratike apo kundër personave civile krejt të pafajshëm.
Studiuesi Amine Touati na e shpjegon rastin algjerian në hollësi.
Sipas tij, degjenerimi i gjendjes politikë në Algjeri ndoqi rënien morale, politike dhe ekonomike të elitës drejtuese të vendit në periudhën paskoloniale dhe lidhet edhe me paaftësinë e saj për t’i dhënë popullit një nivel mirëqenieje dhe prosperiteti të kënaqshëm. Protesta masive popullore mori ngjyra fetare dhe u drejtua nga elita fetare e vendit për shkak se klasa politike në të gjithë krahët e saj u mpleks keq me korrupsionin dhe klientelizmin politik.
Në çastin kur aktorët politikë të mirëfilltë nuk kishin më mundësi për të drejtuar jetën politike të vendit, atëherë revolta popullore u vesh me një pamje fetare.
Integristët tërhoqën pas vetes masa të gjera të popullsisë që kishin humbur besimin te politika dhe institucionet demokratike.
Fitorja e zgjedhjeve parlamentare nga ana e FIS, si organizim politik islamik, në vitin 1991, dhe anulimi i tyre nga shteti dhe ushtarakët i hapi rrugë radikalizimit të një sërë korrentesh politike, që e ngjizën ideologjinë e tyre me një interpretim radikal dhe të manipuluar të islamit. Brenda këtij kuadri lindën edhe ato korrente politike, të cilat luftën politike nuk e konceptuan si një ndeshje për rivendosjen e demokracisë dhe të drejtësisë shoqërore, por e orientuan në një drejtim krejt tjetër.
Programi i tyre politik u drejtua kundër vetë demokracisë si një model rregullimi i jetës politike të vendit.
U kërkua të transformohen krejtësisht marrëdhëniet midis së drejtës dhe vullnetit të përgjithshëm të qytetarëve.
E drejta dhe norma juridike nuk konsiderohen nga këto lëvizje si të prejardhura nga vullneti popullor. Përkundrazi, qytetarët duhet t’iu binden rregullave të një morali autoritar hyjnor.
Lufta politikë parlamentare u konsiderua e mbyllur dhe u kërkua të fillonte sulmi «total» kundër të gjitha institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve të shtetit.
Objektiva për t’u shkatërruar u shpallën të gjithë ata individë, të cilët edhe tërthorazi punojnë «për të bindur popullin që të pranojë sundimin e një elite të korruptuar».
Sulmet do të drejtoheshin eventualisht edhe kundër mësuesve, gazetarëve, artistëve etj., që do të shprehnin lirshëm mendimet e tyre për situatën që kalonte vendi.
Lëvizja e protestës mori rrugën e një terrorizmi masiv, që nuk mundi t’i zgjidhte aspak problemet e jetës së vendit.