Tradhëtia e trafikantit turk,për bashkëpunëtorin shqiptar

16/02/2005 Tre vite pas arrestimit, Krimet e Rënda çojnë në gjyq Shaban Dautin, për trafik droge
TIRANË -Një person që hetohet prej tre vitësh nga drejtësia shqiptare, për trafikimin e 381 kileve hashash në Turqi, është dërguar dje për gjykim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Shaban Dauti, 36 vjeç lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, është arrestuar tre vite më parë në qytetin e Beratit, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të policisë turke e cila e kërkonte atë, për trafik droge. Kalvari tre vjeçar i dosjes ndaj të akuzuarit nga Prokuroria, ka filluar në qytetin e Beratit. Nga Gjykata e këtij qyteti, Dauti ka marrë një vendim fajësie për falsifikimin e një pasaporte. Me anë të saj, 36-vjeçari Shaban Dauti mendohet se ka lëvizur në jo pak shtete të botës edhe pse kërkohej nga drejtësia si i dyshuar për trafik droge.
Trafiku
Në datën 26 dhjetor të vitit 2001, policia turke fillon një operacion të gjerë antidrogë në Stamboll. Pas informacioneve të marra nga strukturat speciale të policisë turke, agjentët kryen kontroll në dyqanin e shtetasit vendas Mesut Korkmoz. Gjatë këtij kontrolli u sekuestrua një sai prej 381.5 kilesh hashash. Veç arrestimit të shtetasit turk, policia i vendosi prangat edhe një tjetër bashkëpunëtori të trafikut me kombësi maqedonase emri i të cilit është sekret ndërkombëtar i hetimit. Ndërsa kalonte ditët në qelitë turke, pronari i dyqanit në Stamboll, Mesut Korkmoz pranoi të rrëfente për policinë dhe autoritetet e drejtësisë, bashkëpunimin me trafikantët. Sipas dëshmisë së tij, drogën e gjetur në dyqan, ia kishte çuar nga Shqipëria një shtetas me emër Shaban. Nga hetimet shqiptaro-turke, prokuroritë identifikuan Shaban Dautin si personin që kishte trafikuar drogën drejt Turqisë. Menjëherë në Turqi u mor vendimi i urdhërarrestit ndëkombëtar, ndaj shqiptarit 36 vjeç.
Bashkëpunimi
Sipas dokumentacionit turk që ka mbërritur në Shqipëri, pronari i dyqanit në Stamboll kryente shitjen e drogës të cilën ia çonte shqiptari. Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha dje se shitja dhe shpërndarja e drogës, kryehj nga Shqipëria. Pas një periudhe bashkëpunimi disa mujore, Shaban Dauti i ka çuar edhe një sasi tjetër droge shtetasit tukr, i cili është dënuar nga Gjykatat vendase. Kësaj rradhe ngarkesa sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka qenë 150 kile hashash. Në seancat gjyqësore në ngarkim të tij, shtetasi tukr Mesut Korkmoz, ka deklaruar si bashkëpunëtor Shaban Dautin. Turku ka thënë se e njihte mirë shqiptarin pasi kishte qenë edhe në vendin e tij.
Akuza
Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha dje se duke ia referuar provave të marra nëpërmjet letërporosive dhe provave të mbledhura gjatë hetimeve në Shqipëri, Shaban dauti ka kryer disa herë trafik droge me Turqinë në sasi të konsiderueshme. Sipas Krimeve të Rënda, provat për këtë linjë trafiku, janë siguruar gjatë një bashkëpunimi të ngushtë dhe ndihmës juridike të dyanshme. I pandehuri Shaban Dauti, akuzohet se ka kryer veprën penale të trafikimit të narkotikëve bazuar në nenin 283 paragrafi a i Kodit penl Shqiptar. Ky procedim penal, me këtë akuzë, është dërguar dje për gjykim, në Gjykatën e shkallës së Parë për Krime të Rënda, në kryeqytetin shqiptar. Hetimi ka nisur nga drejtësia shqiptare bazuar në informacionet e Shërbimit Qendror të Luftës Kundër Drogës në Tiranë.
Pasaporta false e vitit 2000 në Berat
Sipas dosjes penale në ngarkim të Shaban Dautit dhe sipas vendimit të Gjykatës së Beratit dhënë naj tij, ai ka nxjerrë një pasaportë false në policinë e Beratit, në vitin 200. Sipas Prokurorisë së krimeve të Rënda, nurmi i pasaportës është “1557690”. Për falsifikimin e kësaj pasaportë i akuzuari ka marë dënimin nga Gjykata e qytetit të Beratit. Sipas policisë së Beratit, gjatë kontrollit të kryer pas arrestimit, Shaban Dautit i është gjetur edhe një pasaportë e falsifikuar në policinë e Teranës. Ndaj tij ka kryer hetime edhe Prokuroria e Tiranës e cila nuk e ka dërguar për gjykim dosjen, duke ia transferuar atë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Tre vjet pas arrestimit të personit të akuzuar, në kufijtë ligjorë maksimale të mbajtjes së një shtetasi në paraburgim Krimet e rënda kanë përfunduar hetimin dhe kanë dërguar dosjen në Gjykatë.
Në kërkim edhe tre bashkëpunëtorë
Sipas një njoftimi të policisë së Beratit, një ditë pas arrestimit të personit të akuzuar, ai dyshohej si anëtar i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në dëshminë e tij, shtetasi turk i arrestuar në stamboll, ka dëshmuar edhe emra të tjerë shqiptarësh të përfshirë në hetim, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha dje se ata janë sekret, pasi janë të shpallur në kerim dhe ndaj tyre vazhdon hetimi. Sipas informacioneve të Interpolit, edhe tre persona t tjerë janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga dëshmitë dhe hetimet tjera, rezultojnë bashkëpunëtorë të linjës së rafikut, e cila kryesisht transportonte dhe shiste, hashash.
Krimet e Rënda, në ndihmë të viktimave të trafikut
Prej kohës kur ka filluar aktivitetin e saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur të ndihmojë disa femra viktima të shfrytëzimit për prostitucion. Në kuadër të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, të penduarve dhe viktimave të trafikut, hetuesit e Krimeve të Rënda, kanë shfrytëzuar të gjitha hapësirat ligjore për tu ardhur në ndihmë vitkimav të trafikut. Një numër prej më shumë se 15 procedimesh penale për trafik prostitucioni, renditen në listën e ndërhyrjeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me qëllim ndihmesën ndaj të femrave të shfrytëzuara. Dosjet kanë të bëjnë me trafik ndërkombëtar me Italinë, Greqinë, Turqinë, Francën dhe Gjermaninë, ndërsa nuk mungojnë dosjet e rafikur brenda vendit. Edhe pse për shkak të pamundesive financiare, Krimet e rënda ende nuk kanë mundur tu shkojnë në ndihë dëshmitarëve të penduar, hetuesit kanë punuar në favor të viktimave të trafikut. Në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, janë goditur në kohë disa linja trafiqesh ndërkombëtare, duke e shkurtuar kështu kohën e shgfrytëzimit të femrave. Krimet e Rënda, kanë mbajtur në mbikqyrje dhe kanë survejuar të gjithë personat që dyshohej se do të ndërmerrnin veprime me rrezik për jetën e të shfrytëzuarave apo dëshmitareve të drejtësisë për këto raste. Në këtë drejtim, Krimet e Rënda nuk u kanë kërkuar të paraquten në Gjykatë përballë shfrytëzuesve të tyre, disa femrave trafikuara për prostitucion. Në këto raste, është aplikuar marrja e dëshmisë në distancë dhe në mënyrë të besueshme për Gjykatën. Të paktën 15 procedime penale me një numër të madh viktimash të trafikut, e kanë ndjerë përkujdesjen dhe ndihmën e Krimeve të Rënda, gjatë një viti veprimtari që ka kryer ky isntitucion.
Nje bande kriminale shqiptare e cila merrej me grabitjen banesave dhe vilave ne veri te Italise eshte vene ne shenjester te policise italiane. Prokuroria e Milanos ka firmosur sot 16 urdherarreste per 16 shtetas,15 prej te cileve jane shqiptare. Sipas agjensise se lajmeve ANSA, e cila I eshte referuar hetuesve personat qe kane perfunduar ne burg jane pergjegjes per grabitjet me te dhunshme dhe me te pergjakshme qe jane verifikuar ne muajt e fundit ne veri te Italise. Poicia ka arritur te provoje se banda eshte autore e 4 grabitjeve nderkohe qe po hetohen dhe per grabitje te tjera. Gjate ketij operacioni ne te cilin u mobilizuan 300 police jane arrestuar 8 shqiptare dhe nje italian ndersa 7 shqiptare te tjere jane akoma ne kerkim. Sipas policise kapoja e bandes eshte Tom Fufi, 39 vjec i arrestuar te shtunen ne stacionin e Bolonjas. Nderkohe qe bashepunetoret e tij ne grabitje jane Klodian e Ylli Ndoj te akuzuar dhe per trafik droge mes Italise e Hollandes. Per 12 anetaret e kesaj bande eshte vene akuza e krimeve mafioze. Baza logjistike e bandes eshte zbuluar ne nje lokal ne komunen San donato milanese, pronari italian i te cilit eshte arrestuar. Pikerisht te shtunen e kaluar ne kete komune, ne lokalin Kamalion mbeti i plagosur nje shqiptar ne nje larje hesapesh mes bandash dhe Klodian e Ylli Ndoj akuzohen si autoret e plagosjes