E Hënë, 2 Nëntor 2026

Toska i kërkon llogari Ibrajt

17/02/2005  Ministri i rendit "dush të ftohtë" drejtorëve

Problemet e hasura kohët e fundit në policinë e shtetit alarmojnë ministrin Toska. Dje paradite, në ambientet e dikasterit blu u mbajt një takim i posaçëm, ku merrnin pjesë të gjithë krerët e rradhëve blu në qarqe dhe funskionarë të tjerë të lartë. Igli Toska në jo pak raste bëri përgjegëjs për anomalitë, kryepolicin Ibraj. Ai theksoi se tre çështjet më delikate janë paraburgimi, Akademia e Policisë dhe Policia Gjyqësore. Arratisja e të burgosurve nga komisariati i Shkodrës u konsiderua nga ministri si skandaloze dhe se nëse përsëritet, do të mbajnë përgjegjësi kretë e lartë të policisë. Mitmarrja e pedagogëve të "Arben Zylyftari" dhe materialet e rikthyera parpa nga prokuroria, përbënë tematikën e "dushit të ftohtë" që kreu i dikasterit blu i bëri vartësve.

Paraburgimi

Që në fjalët e para, Toska u ndal tek largimi i 3 të burgosurve nga komisariati i policisë së Shkodrës. Arratia e tyre evidentoi qartë organizimin e shërbimit të ruajtjes dhe administrimin e gjithë sistemit të paraburgimit, i cili funskionon keq dhe nuk ofron garanci e siguri. Kotrollet e funksionarëve të lartë pothuajse mungojnë totalisht. Ka Drejtora të Policisë në Qarqe që nuk kanë hyrë kurrë në ambjentet e paraburgimit, Shefat e Komisariateve nuk respektojnë afatet e kontrolleve të detyrueshme në to, Shefat e rendit po ashtu, ndërsa titullarët e tjerë të lartë as që bëhet fjalë të plotësojnë këto detyrime. "I kërkoj Drejtorit të Përgjithhëm të Policisë, që kontrolli i situatës në ambjentet e paburgimit të jetë në mënyrë të prerë në duart e policisë. Në çdo rast, përgjegjësia në ambjentet e paraburgimit të jetë së pari tek funksionarët e rolit të mesëm e të lartë e më pas tek ata të rolit bazë" theksoi Igli Toska. Masat e reflektuara, të raportohen në mënyrë të menjëhershme. Nuk mund të toleroj më episode skandaloze si ngjarja në paraburgimin e Shkodrës, apo qoftë edhe situata të tjera në përmasa më të vogla. Nëse këtë rradhë masat u morën në horizontalisht, herës tjetër, (uroj që të mos ketë më herë tjetër) masat do të merren edhe vertikalisht, sipas përgjegjësive ligjore. Kontrollet personale të të paraburgosurve përpara se të futen në ambjentet e paraburgimit, takimi i tyre me familjarët, furnizimi i tyre me ushqime e sende të tjera nga familjarët, vizitat e tyre mjeksore, seancat e tyre të ajrimit, kontrollet e brendshme të ambjenteve të tyre të jetesës, shoqërimet në seancat gjyqësore . janë veprime që janë bërë krejtësisht formale ose nuk janë bërë asnjëherë nga punonjësit e policisë. Nuk ka se si të jetë ndryshe, kur në ambjentet e paraburgimit gjenden 12 telefona celularë.Punonjësit e policisë që shërbejnë në ambjentet e paraburgimit nuk janë të instruktuar dhe shpesh herë ata nuk njohin detyrat e tyre apo mënyrat e reagimit në raste të situatave.Ata nuk monitorohen ashtu si duhet nga eprorët e tyre dhe shpesh janë viktima të presioneve apo joshjeve nga jashtë apo nga brenda, nga personat e interesuar.Orët e gjata të shërbimit dhe kushtet e këqija, shpesh herë iu shtohen fenomeneve të mësipërme duke e rënduar akoma më tepër gjendjen. Punonjësit e policisë të rolit bazë, përgjegjës për sistemin e paraburgimit, shpesh herë, janë punonjësit tradicionalë të këtij shërbimi. Ata janë të pamotivuar dhe në mënyrë sistematike të privuar nga pushimet javore e ato vjetore.Kjo situatë që i referohet sigurisë, nuk i përket vetëm Shkodrës. Ajo i përket të gjithë sistemit të paraburgimit dhe kjo e bën shumë shqetësuese gjendjen.Sistemi i motivimit të punonjësve të policisë që shërbejnë në ambjentet e paraburgimit, duhet të rishikohet tërësisht. Ndaj tij duhet reflektuar pa vonesë me masa efikase.

Akademia e rendit

"Dushit" të ministrit të rendit nuk i shpëtoi as akademia e policisë. Që në fillim të fjalës së tij, Igli Toska shprehu pakënaqësinë e tij ndaj këtij institucioni. Ai kërkoi menjëherë nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit që deri në fund të muajit shkurt ti raportonte për masat e marra në këtë instucionb. Sipas Toskës, kupola e policisë së shtetit, ka reaguar shumë vonë për atë çka ngjet në "Arben Zylyftari". Ai tha se Akademia e Rendit Publik, është dhe duhet të jetë zemra e policisë së shtetit, që furnizon me gjak të pastër të gjithë organizmin. "Por nëse këtë zemër e kemi të sëmurë, atëherë i gjithë sistemi do të lëngojë. E këtë nuk mund dhe nuk duhet ta pranojmë dhe as ta lejojë. Nuk duhet të lejojmë për askënd që del nga kjo akademi, që të bëhet një sy qorr e në vesh shurdh me mendimin se një dru i shtrembër nuk do të prishë gjithë barrën", u ndal Toska në fjalën e tij. Jo. Policia është si një orkestër. Qoftë edhe një violinë po të stonojë, shkatërrohet gjithçka. Eshtë shumë e thjeshtë, të marrësh masa, të nxjerrësh përgjegjësi, e të gjesh fajtorë për tua lënë topin në derë. Por puna e vërtetë dhe profesionale është atje, në embrionin ku krijohet e ardhmja e policisë. Nëse një student e merr këtë shkollë pa të dhënat e duhura dhe del nga kjo shkollë pa merita, më vjen keq ta them, por ai vetëm për punë nuk do të mendojë. E këtë nuk mund ta lejojmë. Ai shtoi se askujt nuk i duhen pedagogë të hekurosur, por na duhen njerëz të aftë dhe të përgjegjshëm. Programet mësimore janë të të parevizionuara, në raport me kërkesën dhe nevojat e tanishme dhe perspektive të policisë dhe me mentalitet të vjetër i manifestuar në to. Përzgjedhja e studentëve, kredoja morale jo përfaqësuese që manifeston një pjesë e personelit mësimdhënës, formimi i tyre sipërfaqësor, organikat e tejfryra në mënyrë të pajustifikuar, numri i pajustifikuar i gradave të larta që mbahen me shumicë, fenomene shkatërruese të tipit “Kosta” janë vetëm një pjesë e faktorëve frenues të zhvillimit të Akademisë së policisë. "Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nëpërmjet mekanizmave dhe instrumenteve kolegjalë, me përgjegjësi të vecantë, të marrë në dorë dhe të monitorojë një analizë të detajuar të gjendjes dhe reflektim sa më të shpejtë. Ky reflektim të bëhet në emër të eleminimit përfundimtar të fenomenit që vuan e gjithë policia për shkak të mentalitetit “kosto që të pranohesh apo të kalosh klasën në Akademi”, në eleminim të plotë të kostos që krijon formimi profesional joeficent, në emër të mbylljes së derës në mënyrë përfundimtare për njerëzit dhe specialistët (qofshin këta edhe të shkëlqyer) dhe rekrutimit të resurseve të reja mësimdhënëse të përzgjedhura mbi bazën e aftësive, në emër të një bashkëpunimi dhe përfshirje të përhershme kolegjale për të reflektuar në kohë problemet e brendëshme", tha Toska.

Policia gjyqësore

A duhet të kemi në çdo rast një informacion të saktë mbi faktet dhe si mund ta marim këtë informacion? A është kjo pika e reflektimit (pra informacioni analitik) apo ka edhe të tjera? Problematikat e konstatuara, janë të influencuara kryesisht nga strukturat e policisë gjyqësore apo nga kapacitetet profesionale që punonjnë në to.Këto pyetje e të tjera duhet të jenë objekt shqetësimi e pune i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në mënyrë që të evidentohen qartë të aftët, të paaftët dhe abuzivët. sipas ministrit Toska, policia gjyqësore paraqet aktualisht një problematikë të ndërlikuar. Dështimiin e proceseve apo dhënen e pafajësisë për autorë, ndaj të cilëve të gjithë janë të bindur që janë fajtorë, nuk janë vetëm përgjegjësi e policisë së shtetit, por mbi të gjitha paaftësi dhe papërgjegjshmëri e efektivave blu. Ministri i rendit tha se konstatohet menjëherë se dobësitë më të dukshme që lidhen me aktivitetin dhe ushtrimin e atributeve të policisë gjyqësore janë mentaliteti dhe praktikat e vjetëruara të punës. Në një shumicë drastike rastesh, prokuroria kthen prapa materialet e përpiliuara vetëm për mungesë provash. Përgejgjës për këtë është policia gjyqësore. "Dua të them se është kjo strukturë që përgatit, përpunon dhe paraqet të gjitha provat e një krimi. Eshtë kjo strukturë e ndërmjetme pra, mes operacioneve të policisë dhe vendimeve në organet e tjera përkatëse, që ka në dorë, po ta themi me fjalë të thjeshta, goxhdimin me anën e plotësimit të dosjes, të keqbërësve të ndryshëm", theksoi Igli Toska. Ai shtoi më tej se mungon niveli i duhur për të kryer veprime proceduriale nga të gjithë punonjësit e policisë. Ky fakt ka reduktuar ndjeshëm numrin e punonjësve të policisë që duhet të mbajnë përgjegjësi në këtë fushë dhe ka lënë veças shumë efektiva të rolit të mesëm dhe bazë kryesisht të shërbimeve të policisë së rendit dhe asaj të policisë kufitare ose e thënë ndryshe, e pjesës së policisë jashtë policisë kriminale. Sipas kreut të dikasterit blu, ka ardhur koha, të ndërmeren nga policia iniciativa e hapa për rritjen aftësive profesionale për kryerjen e veprimeve proceduriale. Kësisoj, do të rritet numri i punonjësve të policisë që kryejnë veprime proceduriale dhe në këtë mënyrë për shpërndarjen e përgjegjësive në përputhje me funksionet që ata mbajnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›