Tiranë, zbulohet shtëpia publike

17/02/2005 Zbulohet në kryeqytet një shtëpi publike. Tatjana Pashaj plot 49 vjeçe ishte prostituta e vetme e saj dhe shfrytëzohej nga një 54 vjeçare, e cila gjithashtu u vu në pranga. Flora Dajçi kishte vënë në përdorim apartamentin e saj për aktivitetin kriminal. Vetëm 5 mijë lekë të vjetra për të shfryrë epshet me 49-vjeçaren nga Fieri. Mbi dy gratë rëndojnë nenet 113 dhe 115 të kodit penal.
Arrestimi
Informacioni për ekzistencën e një shtëpie publike me madama të moshuara kishte mbërritur prej disa kohësh në drejtorinë e policisë së Tiranës. Inspektorët e zyrës së antitrafiqeve kishin nisur nga puna për zbulimin e vendndodhjes së "kuplarasë" të paktën një muaj më parë. Nuk ishte shumë e vështirë puna e bluve për të zbardhur misterin mbi dy gratë që kishin shnderuar lagjen. Ishin vetë banorët e lagjes përreth ata që u ankuan në polici për atë që ngjiste para syve të fëmijëve të tyre. Një një pallat diku në qendër të Tiranës, në territorin që mbulon komisariati i policisë nr 3 zhvillohej tregëtia e mishit të bardhë kundrejt 5 mijë lekëve të vjetra. I maskuar si klient, një nga inspektorët arriti të hynte deri në shtëpinë e Flora Dajçit. Ndërsa kjo e fundit bënte pazaret me klientët, prostituta, në moshë të thyer i priste ata tek dhoma e gjumit. Mjaftoi një sinjal i myshteriut të rremë dhe forca të shumta policore mbërritën në shtëpinë publike. Burime nga zyra e antitrafiqeve bëjnë të ditur se dy gratë u vuënë menjëherë në pranga. Sipas bluve, të arrestuarat thanë para oficerëve të policisë gjyqësore se merrehsim me profesionin më të vjetër të botës, vetëm për të siguruar jetesën. Klientët e tyre të zakonshëm ishin pleqtë dhe meshkujt me ngjyrë. Kohët e fundit, sipas prostitutës, kishin nisur ta frekuentonin dhe adoleshentët. Çmimi i ulët me të cilin e shiste vetën Tatjana Pashaj ishte mëse i pranueshëm për djemtë e shkollave të mesme, që provonin seksin me një grua në moshën e nës së tyre. Ndonëse mohohet nga dëshmitë e tyre, blutë dyshojnë dhe edhe e zonja e shtëpisë, Flora Dajçi, ushtron këtë profesion. Materialet në ngarkim të tyre iu dërguan prokurorisë për hetime të mëtejshme.