E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapen hajdutët ordinerë

17/02/2005  Bien në prangat e policisë kryeqytetase 3 hajdutë ordinerë. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut shprehen se efektivat e komisariatit nr 2 vunë në pranga mbrëmjen e së martës Florian Çelën. 37-vjeçari ka vjedhur me dhunë telefonin celular të një shtetaseje. Vjedhësi nuk ka precedent të mëparshëm penal. Vepra e konsumuar nga ai parashikohet nga neni 139 i kodit penal. Po nga uniformat e kësaj strukture të rendit ëhstë vënë në pranga një 17-vjeçar. R.K, me banim tek pallatet Haëai ka vjedhur bagazhin e makinës së një fqinji të tij. Edhe adoleshenti nuk ka precedent të mëparshëm penal. Ndërsa M.SH, vetëm 16 vjeçe ka grabitur celularin dhe një sasi bizhuterish nga shtëpia e një shtetaseje. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datën 14 shkurt. Materialet në ngarkim të hajdutëve ordinerë iu kaluan për hetime të mëtejshme organit të akuzës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›