Aksidenti rrugor, humbet jetën një 36-vjeçare
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur paraditen e se premtes në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin, i cili i ka marrë jetën një gruaja 36-vjeçare. Ngjarja e rendë ka ndodhur në rrugën nacionale ku ka humbur jetën shtetasja Gentjana Bullari nga qyteti i Fierit. Sipas policisë, makina me targa "TR 56 60 B" udhëtonte nga Rrogozhina në drejtim të Tiranes dhe automjeti drejtohej nga 30-vjeçarja Marjola Bullari. Në makinë ndodheshin një burrë dhe një fëmijë. Ka qenë një moment i gabuar parakalimi nga ana e drejtueses së automjetit dhe brenda disa sekondash makina gjendet ne një kanal. Nga përplasja e fortë e makinësgruaja ka humbur jetën në vend ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë dërguar me urgjencë në spital. Nga hetimet e para të policisë rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara nga drejtuesja e automjetit, e cila është shoqëruar nga policia e Kavajës ne komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rendë me pasojë vdekjen e një 36-vjeçareje. Për disa orë trupi i viktimës së aksidentit ka qëndruar në morgun e spitalit të qytetit të Lushnjes për t`iu nënshtruar procedurave ligjore. Më pas kanë qenë familjarët ata qe kanë marrë viktimën për t'i bërë nderimet e fundit në Fier. S. Ndreçka