Kryekomunari i Kasharit, pasuria e fituar nga tokat
Gjatë katër viteve që ka drejtuar komunën e Kasharit, Fejza ka blerë dhe shitur sipërfaqe të mëdha tokash, duke shtuar pasurinë
Deklarata e pasurisë së Faik Fejzës, në duart e grupit hetimor. Deklaroi 50 milionë të reja në 2 vjet
TIRANË- Ndërtesa 4-katëshe, pas Doganës së Tiranësnuk është e vetmja pasuri që gëzon ish- kryetari i komunës së Kasharit, Faik Fejza. Pasuria e tij ka ardhur gjithnjënë rritje, jo vetëm sa i përkettokës që zotëronte, por edhe të ardhurave financiare. Skema e abuzimit të pronave në Kashar duket se është krijuar nga ish-kryekomunari më së pari për veten, pastaj edhe për të tjerët. Nga ajo sa ka deklaruar Faik Fejza në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive,një pjesë e tokës është përfituar pikërisht nga ky treg i hapur prej tij gjatë kohës që drejtonte komunën, për t'i shitur me çmim më të lartë më vonë. Sipas deklaratës së tij të pasurisë, një sipërfaqe prej 2500 m2, që në vitin 2003 Fejza e ka deklaruar se është blerë me 6 milionë lekë , dy vjet më vonë është shitur prej tij me një vlerë prej 80.000 eurosh. Në bazë tëdeklaratës së pasurisë së tijrezulton që Fejzadispononte rreth 10 040 metra katrorë tokë në zonën e Kasharit, Mëzez dhe Katund i Ri. Zona këto, ku prokuroria ka zbuluar abuzimet e kryekomunarëve të Kasharit, që sot janë në bankën e të akuzuarve.
Pasuria
Mesa duket, vitet në krye të komunës së Kasharit, një nga zonat industriale të kryeqytetit, i kanë shërbyer Faik Fejzos për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për mirëqenien e tij. Por kur bëhet fjalë për para, duket se asnjëherë ato nuk mjaftojnë. I gjendur përballë akuzës së shpërdorimit të detyrës në zonën që ka qeverisur që nga vitit 2003 e deri në vitin 2007, Fejzarezulton të jetë një ndër kryekomunarët më të pasur të kësaj zone. Pasuria e tij kaardhur duke u shtuar nga vitit në viti dhe kjo kryesishtnga shitja e tokave që Fejza në deklaratë i ka shënuar se i ka përfituar në bazë të ligjit.Përveç tokave në fund të vitit 2003, pasuria e kryekomunarit përllogaritet rreth 50 milionë lekë të reja , që Fejza ka deklaruar se janë përfituar ngatë ardhurat e pasurive të paluajtshme personale dhe të të tjerëve. Ndërkohë, në vitin 2004 bëhetpronar i një sipërfaqeje 1200 m2 sërish në Kashar. Gjatë vitit 2005, pasuria e kryekomunarit shtohet edhe me 10 milionë lekë të reja. Tashmë, Kashari nuk ishte një zonë e humbur në krah të kryeqytetit, por një zonë ku kishte nisur "lufta" për sheshe të lira ndërtimi.
Deklarata e pasurisë
Falë shitjes së 4 mijë metrave katrorë,Fejzo arrin të përfitojë 110 mijë euro. Përveç pagesës, mbi 1 milion lekë në muaj si kryetar komune, si anëtar i Këshillit të Qarkut si dhekryetar i KRT- së së komunës së Kasharit, pasuria e Fejzos është shtuar ndjeshëm gjatë vitit2005. Përveçsepronar qind për qind i tokave të deklaruara, në deklaratën e pasurisë, Fajza ka shënuar edhe dy makina tip foristradë, me një vlerërreth 30 milionë lekë të reja, që Fejza i ka deklaruar si pronë e djalit të tij. Ndërsa gjatë vitit 2006,pasuria e kryekomunarit nuk shtohet me asnjë qindarkë më shumë, përveç të ardhurave që ai përfitonte dukekryer detyrën shtetërore. Të paktën kjo është ajo që ka shkruar me dorën e tij, nëdeklaratat e pasurisë së tij, kryekomunari i Kasharit.Fejza ka deklaruar edhe një shoqëri private, si burim të ardhurash, por pasuria e tij është vënë së fundmi në shënjestrën e grupit hetimor, i cili po punon paralelisht edhe me zbardhjen e skandalit të tokave në Kashar. Burime nga Inspektorati i Kontrollit të Deklarimit të Pasurive bëjnë të ditur se e tërë dosja e e pasurisë së kryekomunarit i është vënë në dispozicion prokurorisë.Sipas organit të akuzës, skema e tjetërsimit të pronave ka filluar që nga vitit 2000 e duke vazhduar për 7 vjet .