Korçë, një muaj burg për çiftin e bashkëshortëve
Sipas gjykatës, masa e sigurisë do shpërbejë deri në mbledhjen e provave, për vrasjen e 27-vjeçarit
Korçë-Gjykata e Korçës ka vendosur vetëm një muaj burg për çiftin e bashkëshortëve të akuzuar për vrasjen e 27-vjeçarit Kostika Tullës, me problememendore. Vdekja misterioze e të riut, i cili u gjet në një humnerë rreth 50 metra të thellë, në afërsi të Leskovikut, më 21 janar, ka vënë nën akuzë dhe në pranga njëherësh Leonidha Kupen dhe gruan e tij, Bukuroshe Ebeja, nga qyteza e vogël e Leskovikut. Dje ata janë përballur me togat e zeza të gjykatës së Korçës për të marrë masën e sigurisë. "Një muaj burg ka qenë masa e arrestit për bashkëshortët, të cilët akuzohen për vrasjen e Kostika Tullës",- bëjnë të ditur burimet zyrtare.
***
Togat e zeza nuk janë bindur nga faktet e servirura për dy të pandehurit, ndërsa deklaratat e tyre, si dhe mohimi i krimit duket se kanë detyruar gjykatën të kërkojë një masë me burg vetëm për një muaj, duke i lënë kohë organit të akuzës tashmë të plotësojë dosjen, por dhe elementë të tjera të domosdoshëm që mungojnë në faktet e ardhura nga policia.Vdekja e beftë e të riut me të meta mendore, që për më tepër është gjetur i hedhur në një humnerë 50 metra të thellë ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa një dëshmitar okular ka zbuluar se i riu pak orë para se të zbulohej i vdekur ka qenë në shoqërinë e çiftit, duke shkuar në kishën e Shën Dëllisë, në malin e Melesinit. Të pandehurit kanë dhënë deklarata kontradiktorë, aspak të besueshme. Sipas tyre djali ka qenë me ta, por në kthim ka rrëshqitur duke gjetur vdekjen, ndërkohë që burri nuk ka pranuar ta ketë parë të rrëshqasë.
***
Ndërkaq sipas skemës që ka ndërtuar policia për ngjarjen mendohet të ketëqenë një grindje për të hollat në vendin e shenjtë, që i riu me të meta mendore ka vjedhur, të cilat të jenë bërë shkak për një grindje. Sipas policisë, edhe vetë çifti ka pasur të njëjtin qëllim të grabiste të hollat e hedhura nga besimtarët në arkën e kësaj kishe që gjendet në një pikë strategjike shumë të vështirë për t'u vizituar nga vizitorë të përditshëm. Nisur nga deklaratat, por dhe mungesa të provave fizike, organi i akuzës në Korçë ka kërkuar vetëm një muaj burg për dy të pandehurit burrë e grua, kërkesë e cila është pranuar edhe nga gjykata e cila ka vendosur të njëjtën gjë.