Gati përgjigja amerikane për "telefonatën" e Irenës

28/02/2005 Ekspertët zbardhin "Alon-në" e largët, që dyshoi arratisjen e së zhdukurës
Brenda javës mbërin nga Amerika, përgjigja e kërkesës së prokurorisë se nga cila adresë dhe cili person është bërë telefonata, që sipas pretendimit të Agim Mushës, ka autor Irena Selin, bashkëshorten e tij të zhdukur. Burime nga grupi hetimor saktësojnë se është identifikuar lloji i kompanisë ku është blerë karta e telefonit. Federalët kanë bërë dhe veprimet e tjera, të kërkuara nga drejtësia shqiptare dhe përgjigja është nisur drejt Tiranës. Ajo çka pohojnë ekspertët është fakti që Irena nuk rezulton të jetë njeriu që ka bërë zile telefonave të Agimit, të birit Brunos,e vëllait të saj Ylli Selit. Në pritje të dokumentit zyrtar janë marrë dëshmni e prova të shumta dhe hetimi nuk ka zbuluar adresën e pretenduar nga i shoqi të Irenës. Veprimet e kryera në Durrës në port, kanë dalë pa ndonjë detaj që të sjellin një emër të dyshuar. Kamerat vëzhguese nuk kanë fiksuar zbritjen e udhëtarëve të pretenduar të 16 dhjetorit 2004, mes të cilëve thuhet se ka qenë dhe çifit Musha
Enigma
Ajo që nuk kanë zbardhur plotësisht, e që ende përbën errësirë për dosjen, është rruga Trieste-Durrës e bërë me 16 dhjetor. Janë konfirmuar nisja por mbërritje, nuk është provuar. Dëshmitë janë kontradikotre e janë luhatur vazhdimisht. Dokumentacioni në Durrës është i pasaktë dhe listat shqiptare mbeten të pabesueshme, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve të asaj dite. Zyrtarët e hetimeve thonë se nuk ka asnjë konfirmim se Irena Seli ka mbërritur fizikisht në Durrës, ashtu sikurse me bindje, hetuesit thonë se nuk kanë asnjë provë për të besuar të kundërtën.
Pasaportat
Një javë më parë, prokuroria ka lejuar Bruno Mushon, që të tërheqë pasaportën e bllokuar dhe të udhëtojë drejt Gjermanisë ku ai është në shkollë. Ndërsa Agim Musho nuk ka mundur të marrë dokumentin që është "sekuestruar" në një afat të papërcaktuar nga hetuesit. Ish-pronari i kompleks "Bruno" ka pohuar pak ditë më parë, se ka ndërmned të largohet nga Shqipëria e të mos presë pafundësisht hetimin për zbardhjen e ngjarjes, ndonëse ka shprehur gatishmërinë e të qenit gjithnjë në dizpozicion të drejtësisë .
Dëshmitë e dosjes
Pas denoncimit të bashkëshortit, tre ditë pas zhdukjes prokuroria ka nisur hetimet. Vëllai dhe daja i Irenës, Ylli Seli dhe Shefqet Dervishi kanë qenë të parët që kanë dëshmuar. Ndërkohë Agim Musha ndodhej në Gjermani. Marrja në pyetje e tij ishte shumë e rëndësishme për çështjen. Ai është rikthyer në Shqipëri me 2 shkurt të këtij viti Në darkën e kësaj date rreth orës tetë ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Procesit hetimor i është nënshtruar dhe i biri Bruno. Versionet e tyre të hedhura n shtyp, janë rishkruar këtë herë nga hetuesit. "Irena ka ikur, mund të jetë larguar drejt Amerikës, pasi atë e ka pasur ëndërr, mund të jetë larguar me të dashurin. Ajo ka marrë dhe 100 mijë euro dhe dhjetë mijë dollarë..." Afërsisht këto kanë qenë deponimet e babait dhe të birit në organin e akuzës. Të dy janë pyetur në statusin e personave që kanë dijeni për rrethana të dobishme për hetiumit. Prokurorët kanë bllokuar pasaportat e Agimit dhe Brunos, duke pezulluar kthimin e tyre në Gjermani. Policia dhe prokuroria kanë bërë gjithashtu kontrolle në të gjitha banesat që ka në pronësi bashkëshorti i Irenës, si dhe në banesën e motrës së Agim Mushës.
Kërkesa e nënës nga Gjermania
Nëna dhe motra e Irena Selit, jetojnë në Gjermani. Nëpërmjet deklaratave në shtypin shqiptar, Semihaja, nëna e Irenës ka kërkuar ndërhyrjen në këtë çështje të autoriteteve të larta të shteti. Ajo ka kërkuar ndihmë nga kryeministri, prokurori i Përgjithshëm, dhe ministri i rendit Publik, që të gjejnë vajzën e saj të zhdukur. Vjehrra e Agim Mushës, ka akuzuar dhëndërrin e saj, për humbjen e së bijës.
15 dhjetor 2004
Irena Seli dhe burri i saj, Agim Musha, pronar i kompleksit “Bruno”, nisen në një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri. Ata udhëtojnë me makinën e tyre deri në Itali, ndërsa marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës.
16 dhjetor 2004
Personeli i Portit të Durrësit vulos pasaportat e dy bashkëshortëve, të cilat mbërrijnë në Durrës. Agim Musha thotë se, gruaja është larguar në këtë moment, pasi e kishte lënë te makina.
20 dhjetor 2004
Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musha paraqitet në Komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes. Policia fillon veprimet e para të hetimit, pyetet paraprakisht Agim Musha për rrethanat e ngjarjes.
23 dhjetor 2004
Pasi mësojnë se bashkëshorti i Irenës ishte larguar në Gjermani, familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjarjen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt.
12 janar 2005
Pas disa hetimeve paraprake, policia e Komisariatit numër 2 në kryeqytet ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi.
16 janar 2005
Agim Musha nga Gjermania, thotë se zhdukja e Irena Selit ka qenë një ngjarje dhe një inskenim i planifikuar prej saj. Musha e akuzon ish-gruan e tij për lidhje intime me një punonjës të policisë.
18 janar 2005
Merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje ndaj Agim Mushës, ndërsa thonë se ai është larguar në Gjermani, pa mësuar asgjë për të shoqen.
19 janar 2005
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij institucioni thonë se dosja ka vetëm tri prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar.
21 janar 2005
Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kthehen nga qyteti i Durrësit pa arritur të marrin një konfirmim, nëse Irena ka mbërritur aty apo jo. Vërtetohet fakti se, pasaportat e udhëtarëve janë vulosur në traget.
22 janar 2005
Njëri prej udhëtarëve të ardhur nga Italia në datën 16 dhjetor, emri i të cilit ndodhet në të njëjtën listë me Agim Mushën dhe Irena Selin, thotë se nuk ka udhëtuar në një traget me gruan e zhdukur dhe burrin e saj.
23 janar 2005
Sekuestrohet në Durrës dokumentacioni i udhëtimit të pasagjerëve me tragetin “Venezia” të linjës Trieste-Durrës. Fotografohen ambientet e tragetit, me qëllim përcaktimin e saktë të pozicionit të udhëtarëve që kanë qenë në afërsi të kabinës dhe vendqëndrimit në traget të Agim Mushës dhe Irena Selit.
24 janar 2005
Grupi hetimor në Durrës deklaron se policia italiane e Triestes dhe kompania e udhëtimit, konfirmojnë se Irena Seli ka hipur në traget dhe se emri i saj gjendet në listat e pasagjerëve.
25 janar 2005
Motra e Agim Mushës, Drita, pohon për gazetën “Metropol” se, Irena Seli kishte filluar të kërkonte azil në Amerikë. Në funksion të këtij qëllimi, Irena kishte bërë një kallëzim në Prokurori për kërcënim, por kishte marrë edhe dokumente që “vërtetonin” keqtrajtimet dhe ndjekjen e saj nga policia.
2 shkurt 2005
Agim Musha kthehet nga Gjermania bashkë me të birin dhe merren në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
3 shkurt 2005
Prokuroria bllokon pasaportat e Agim dhe Bruno Mushës, që të mos udhëtojnë jashtë Shqipërisë.
19 shkurt 2005
Prokuroria vendos që t’i japë pasaportën Bruno Mushës, i cili niset sot për në Gjermani, në shkollë.