"Shkallnuer", aksidenti rikthehet në polici

28/02/2005 Dosjes i mungojnë ende disa dëshmi të rëndësishme për hetimin
"Shkallnuer", dosja e aksidentit të vitit 2001, ku humbi jetën Petrit Islami, është rikthyer policisë për të kryer veprime të tjera. Vajtje-ardhjet e saj, prokurori-polici, janë shpeshtuar, e kjo pas denoncimit me 8 nëntor 2004, të deputetit Nikollë Lesi, që akuzonte kryeministrin Fats Nano të implikuar në këtë aksident me pasojë vdekjen. Prokurorët kanë deleguar kompetencat për kryerje veprimesh hetimore. Janë dëshmi për tu marrë, janë akte ekspertimi, dhe eksperimentë që duhen rivlerësuar. Skema duhe të formohet prapë që akuza të mundësojë ndonjë të pandehur.
Kallzimi
Deputeti Nikollë lesi pas bërjes publike ë Kuvend të disa dokumentave sipas tij përgjimi, i ka përcjellë prokurorisë një dosje, që akuza e ka marrë në shqyrtim. Më pas prokurorët kanë marrë dhe dëshminë e parlamentarit lidhur me sa ai ka dijeni për këtë ngjarje. Por deri në stadin aktual të hetimeve, mungojnë pjesa më e madhe e dëshmive të personave zyrtarë që janë marrë me çështjen katër vjet më parë.
Ngjarja
TR 8227 E dhe TR 8227 B. Janë targat e denoncuara në kërkim, që dyshoheshin për aksidentin. Sipas denoncimeve të bëra publike edhe në shtyp, mësohet se, rreth orës 19.00 të mbrëmjes së 3 shkurtit të vitit 2001, një makinë në Shkallnuer të Durrësit ka aksidentuar për vdekje 70-vjeçarin Petrit Islami.I ndjeri Petrit Islami vdiq pas pak minutash në spital. Të gjitha hetimet që janë bërë, në fakt ato që nuk janë bërë, në lidhje me vdekjen e Petrit Islamit, 70 vjecarit nga Shkallnuri, në shkurt të vitit 2001, konstatojnë se ka pasur një krim, një shkelje të rregullave të qarkullimit me pasoje vdekjen e një personi, por për çudi nuk gjendet autori Mbi bazën e disa dëshmive është gjetur një targë e përafërt e automjetit që ka përplasur për vdekje, Islamin, por asnjëra prej targave nuk e ka çuar prokurorinë drejt shkaktarit, sepse të dhenat e përafërta flisnin për një furgon që nuk punonte prej kohësh, dhe për një tjetër furgon që i ngryste ditët diku në Gramsh.
Shefi qarkullimit
Robert Qirjo, ish-shef i qarkullimit të Durrësit në kohën e ndodhjes së aksidenti ka pohuar se "Copa xhami të në pasqyre që ka rrëmbyer e përplasur 70 vjeçarin Petrit Islami, janë gjendur në asfalt. Makina nuk është ndaluar, as ka frenuar pas aksidentit. Oficeri Ilir Nurçellari ka bërë hetimet e mëtejshme. Sapo jemi njoftuar kemi vajtur menjëherë dhe kemi bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, kemi marrë dëshmi të të pranishmëve, kemi nisur veprimet proceduriale sipas ligjit dhe dosja është hapur. Drejtuesi i policisë ka saktësuar se janë lidhur me sallën operative të Tiranës kanë dhënë lajmin e asaj që kishte ndodhur, kanë komunikuar dhe targën që ua kanë marrë dëhsmitarëve e më tej hetimin e ka vazhduar prokuroria
Hetuesi i aksidentit në Amerikë
Oficeri i policisë gjyqsore që është marrë me hetimin e aksidentit të Shallnuerit, në shkurt të vitit 2001 Ilir Nurçellari është në Amerikë, ai ka ikur për punë të tijat. Prokuroria ka kërkuar që të marrë në pyetje oficerin e policisë gjyqsore, q ëka bërë veprimet e para, por adresa e tij e largët nuk ka mundësuar pretendimin e akuzës.
Aksidenti i shkurtit të katër viteve më parë
Shkallnuer. Vetëm tre ditë nga shkurti 2001.Errësira ka rënë ndjeshëm rreth orës 19 të darkës. Një makinë rrëmben një kalimtar e përplas për tokë. Nuk mendon por ikën pa ndaluar dhe pa marrë vesh se ka masakruar një udhëtar të moshuar. Dëshmitarët të tromaksur lajmërojnë policnë. Në vendngjarje vjen policia rrugore, por ajo që identifikohet është vetëm viktima. Petrit Islami 70 vjeç. Targa e raportuar ndiqet, por rezulton e një furgoni në një rreth të largët, që për kohën e raportit nuk mund të mbërrinte në adresën e dytë ku dhe u zbulua nga rrugorët. Petrit Islami dërgohet për formalitet në spital por më kot., Ai vdes kur mjekët tentonin ta ndihmonin që të mbetejh gjallë. Në Tirane, sakaq mberriti lajmi dhe kërkimet e vrasësit, autorit të aksidentit, të arratisurit, personit në kërkim janë bvetëm dialogje në radio policie që mbeten pa përgjigje.Mjetet thuhet se kanë qenë me tragat TR 8227 E dhe TR 8227 B. Or si për çudi makinën e përpin dheu, udhëtarët e natës hgjithashtu, i vdekuri i ktheht familjes për nderet e fundit. Hetimet e bëra, në fakt ato që nuk janë bërë, në lidhje me vdekjen e Petrit Islamit, 70 vjeçarit nga Shkallnuri, në shkurt të vitit 2001, konstatojnë se ka pasur një krim, një shkelje te rregullave të qarkullimit me pasoje vdekjen e një personi, por për çudi nuk gjendet që nuk gjendet autori. Mbi bazën e disa dëshmive është gjetur një targë e përafërt e automjetit që ka përplasur për vdekje, Islamin, por asnjëra prej tyre nuk e ka çuar prokurorinë drejt shkaktarit, sepse të dhënat e përafërta flisnin për një furgon që nuk punonte ç'prej kohësh, dhe për një tjetër furgon që i ngryste ditët në Gramsh.
Dokumentimi paraqitur nga Lesi në Kuvend
Republika e Shqipërisë Prokuroria,pranë Gjykatës së shkallës se parë Durrës. Relacioni shpjegues mbi faktet dhe provat e procedimit penal Nr.45
Në Durrës, viti ...(kaq).....
Çeshtja Penale Nr.45 të pezullohet për mos zbulim te autorit, parashikuar ne Nenin 321.6/1 të Kodit të Procedures penale.Oficeri i policisëGjyqësore Ali Elezi.Dhe me 25 Korrik, Prokuroria pranë Gjykatessë se Shkallës së Parë Durrës.Vendim për pezullimin e procesit penal Nr. 45 te ngjarjes së Shkallnuerit:
Vendosa
Pezullimin e procesit penal Nr.45 për mos zbulimin e autorit të ngjarjes se veprës penale dhe dërgimin e dosjes hetimore ne Komisariatin e Policis Durrës.
Prokurori i çështjes: Kostandin Basha.(Kam të inçizuar nga hetusiqë me urdher ka hequr nga dosja hetimore një proçesverbal te Robert Çilos, ish shef i qarkullimit Rrugor Durrës).
Dëshmia e Robert Çilos
Hetuesi:Më shpjegoni edhe njeher të vërtetën sipas asaj që di.Robert Çilo:Ngjarjan ka ndodhur në orën 7.30 te datës 3 shkurt 2001.Kam qënë në lëvizje.Më njofton patrulla për një aksident : është gjetur nje person në asfalt.Kam shkuar menjeher atje.Njoftova oficerin e rojes .Vajti grupi.Shkova tek vëndi i ngjarjes.Atje mora vesh se kishte vdekur.
Hetuesi: Në çfarë asfalti ndodhi kjo?
Robert Çilo:Në Shkallnuer.shte kohë me shi.Kam parë vëndin e ngjarjes .Me përjashtim të disa copave të xhamit,që për mendimit tim ishin copat e pasqyrës së krahut të djathtë,nuk kam parë gjë tjetër.
Hetuesi:Personi ishte i vdekur, apo e kishin nisur për në spital?
Robert çilo: Ishte nisur për në spital.
Hetuesi: Patrrullën e keni gjetur aty?
Rober Çilo: Jm lidhur direk me Tiranën (63) (Zoti Toska e di mirë këtë se kush është)dhe pas një ore më kthyen përgjigje se nuk po vjen asnjë makinë të dhënat e së cilës pak a shumë i kishim përshkruar.Atëher kam marrë makinën në vend ngjarje dhe kam shkuar deri ne Romanat.Nuk gjeta gjë.U ktheva, u lidha prapë me Tiranën (63), ka ndërhyrë pastaj nëndrejtori i Policisë së Tiranës.
Hetuesi: Si quhet ky ?
Robert Çilo: Sokol Bizhga.Me pas më është dhën përgjigja në Drejtorinë e Policisë Durrës se Niko Brahimaj,(atëher ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policis Kriminale, sot është drejtor ose shef i anti terrorit), po e ndiqte këtë problem .Në drejtori me thanë lëre atë punë,se personi që ka bërë aksidentin është njeri tepër i nderuar dhe nuk bëhet shaka me të .
Hetuesi:Si ta than emrin?
Robert çilo: Nuk e mbaj mënd.
Hetuesi: Ligji të detyron .
Robert Çilo : Pyesni drejtorin .Niko Brahimajn.
....dhe vazhdon pak më vonë seanca regjistruese hetimore.
Shefi i qarkullimit ,Robert Çilo,merret prap në pyetje më 10 Korrik 2001.
Hetuesi: Çfarë kujtoni nga kjo ngjarje?
Robert Çilo: Po, erdhen këto ditë dy ishin specialistë nga Ministria e Rendit . Ariani, drejtori im më tha që të mos i takoja.(Nuk e di mbiemrin e tij)
Hetuesi: Përse?
Robert Çilo: Fjala kishte marrë dhenë në Durrës se aksidentin e kishte bërë Fatos Nano, bile “Benz”-in e kishte fshehur në magazinën e një ish kryetari.Ishte ndërruar “Benz”-i i aksidentit atë natë me një tjetër që të mos kapej në hyrje të Tiranës.
Hetuesi: Kush?
Robert Çilo: Ju lutem pyesni drejtorin..
Hetuesi: Po atë djalin që ka parë atë natë aksidentin a e keni thirrur ndonjëherë në polici.Robert Çilo: Patrullës i kishte thënë se në makinën që bëri aksidentin ishte një burrë me syze dhe nje grua doli nga makina .Ai i kishte parë nga karburanti që është shumë afër vëndit ku ka ndodhur aksidenti .Binte shi. Sipas djalit, nga pas makinës doli nje person tjetër që e ka hedhur viktimen në kanal afër rrugës dhe “Benz”-i ka ikur me shpejtësi.
Hetuesi: Po targa?
Robet Çilo: Ai djali nuk e mbante mënd mirë, por na tha se me sa dukej ishte 8227 E. Megjithatë nuk ishe i sigurt .Kemi hetuar plot .Po hetojmë edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal. Atje ka një “Benz” të tillë.
Hetuesi: Konkretisht?
Robert Çilo:Nuk e di. Kaq munda. E di drejtori, e di Arjani
Kronologjia
08.11.2004
Deputeti Nikollë Lesi publikon në Parlament transkriptimin e një bisede, e cila, sipas tij është zhvilluar në datën 15 dhjetor të vitit 1997, në tavolinën A 20 në barin e hotel “Rogner” në Tiranë. Dokumenti akuzon Nanon dhe Abdiun për përfshirje në trafikun e armëve
09.11.2004
Kryeministria hedh poshtë akuzat, duke deklaruar se në datën kur, sipas Lesit, është bërë përgjimi te “Rogner”, Fatos Nano ndodhej në një vizitë zyrtare në Britani. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, e kundërshton akuzën e bërë nga Lesi
10.11.2004
Sokol Koçiu pyetet në burgun 302 në Tiranë dhe pohon se ai është personi që ka kryer transkriptimin e bisedës Nano-Abdiu.
Mëngjesin e kësaj dite, Prokuroria merr një kërkesë nga Kryeministri Nano për nisjen e një procesi hetimesh shtetërore
11.11.2004
Merren në pyetje nga Prokuroria, Kryeministri Nano, ish-kryeprokurori Arben Rakipi, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Nano dhe Adbiu mohojnë bisedën, ndërsa Rakipi mohon të ketë patur dijeni për përgjimin
12.11.2004
Sokol Koçiu ndërpret dëshminë për hetuesit dhe thotë se do të flasë vetëm në Komisionin Hetimor Parlamentar. Në deklaratën e Koçiut për mediat, thuhet se deklarimet e tij cënojnë Prokurorin e Përgjithshëm aktual, Sollaku, ish-kryeprokurorin Rakipi, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Abdiu dhe Kryeministrin Nano
15.12.2004
Deputeti Nikollë Lesi, për katër orë qëndron në Prokurori, duke dhënë sqarime për materialet e publikuara prej tij. Prokuroria thotë se Lesi dorëzoi kasetën zanore të Shkallnuerit dhe transkriptimin e bisedës Nano-Abdiu, zhvilluar në “Rogner”
18.11.2004
Merret në pyetje dëshmitari i aksidentit të Shkallnuerit, Robert Qirjo. Ish-shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor të Durrësit, në vitin 2001, mohon vërtetësinë e kasetës. Kryeredaktori i gazetës “Tema” jep sqarime për burimin nga i cili e ka marrë kopjen e transkriptimit, që ka publikuar një ditë pas seancës “Lesi” në parlament
19.11.2004
Agim Neza, këshilltar i Kryeprokurorit Sollaku, kërkon nga politikanët dhe personat me dijeni për çështjen, të dëshmojnë duke ndihmuar zbardhjen e të vërtetës, me garancinë e ruajtjes së anonimatit