E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, tre të vdekur nga përplasja e makinës me furgonin



SHKODËR - Tre persona nga rrethi i Shkodrës humbën jetën pas mesditës së djeshme, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një furgon në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Burime zyrtare të policisë së Shkodrës thanë se "viktima të këtij aksidenti janë Dritan Zahi, i cili drejtonte automjetin tip "Benz", me targa 51 21 C, dhe dy pasagjerët Lodovik Popaj 40 vjeç dhe Armando Hoxha, 21 vjeç, të tre nga komuna e Gurit të Zit të rrethit të Shkodrës". Mjeti me të cilin ata qarkullonin u përplas me një furgon me targa MR 1953 A që udhëtonte në linjën Shkodër-Tiranë". Mësohet se si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur dhe disa pasagjerë të furgonit, ndër të cilët shoferi Pal Deda, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Disa nga të plagosurit u dërguan në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe disa në atë të Shkodrës, ku po u jepet ndihma e shpejtë. Policia ende nuk ka dalë me një version lidhur me shkaqet e këtij aksidenti. Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e dy mjeteve dhe një parakalim i gabuar i makinës tip benz, ku u shkaktuan viktimat.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›