E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, vdes çifti i bashkëshortëve, në koma e bija

Dy të vdekur dhe dy të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti të ndodhur dje pasdite në Librazhd. Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi në orën 17:45, në afërsi të fshatit Qukës, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Burime nga policia pohojnë se një automjet tip "Opel", me targa TR 4437, ku udhëtonin një familje, është përplasur me një kamion me targa të huaja 491 CH. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i "Opelit", ndërsa gruaja dhe vajza e tij janë transportuar për në spitalin e qytetit. Gruaja, me gjithë përpjekjet, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur dy orë pas aksidentit. Mësohet se viktimat janë Demir dhe Esmeralda Besini, përkatësisht 45 dhe 37 vjeç, ndërkohë që e bija, 15-vjeçare Erkilda Besini, dhe Monico Ditroski, shtetasi maqedonas që drejtonte kamionin, kanë mbetur të plagosur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›