Aksidenti, vdes drejtuesi i mjetit, plagoset rëndë kunati
14/04/2005 PEQIN- Aksidentohet për vdekje një 50-vjeçar, drejtues i automjetit, me banim në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17.00 në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshtatit Paulesh, ku automjeti tip “Benz” me targa të Elbasanit udhëtonte në drejtim të Peqinit. Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Agim Harullai, ndërsa është aksidentuar rëndë kunati i tij, Deli Alushi. Ndërsa për të parin nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi, Alushi i është nënshtruar ndihmës së parë mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Deli Alushi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Fier, ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e kraharorit dhe të kokës. Ndërkohë burime nga policia bëjnë të ditur se po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpejtësia ka qenë mbi normat e lejuara dhe mund të ketë sjellë humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjtetit, i cili ka gjetur vdekjen. Megjithatë grupi i ekspertizës po punon për të rindërtuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit me pasoja fatale për
50-vjeçarin Hajrullai, përfundojnë burimet e policisë.
50-vjeçarin Hajrullai, përfundojnë burimet e policisë.