"Vip"-at e 302, Sokol Koçiu e Lula Caka në Peqin

14/04/2005 Bashkohen me të tjerët Alfred Shani dhe Nazmi Avdillari
Kati i dytë i Burgut 302 boshatiset nga të dënuarit për krime të rënda. Dje në orët e mesditës, nën masa të rrepta sigurie me makinat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë transferuar për në Burgun e Peqinit disa nga "vip"-at e mbetur në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Midis të dënuarve për vepra të rënda penale, që u transferuan dje në Peqin, ishin Sokol Koçiu, dënuar me 15 vite burg, Nazmi Avdillai dënuar me burgim të përjetshëm, Lul Caka, dënuar me 25 vite burg dhe Alfred Shanaj, dënuar me burgim të përjetshëm. Këta ishin ndër të burgosurit që i mbijetuan më shumë transferimit nga 302-shi, i cili ishte cilësuar si burg ku mund të qëndronin personat e priviligjuar.
Të mbeturit
Mësohet se në këtë burg, përveçse disa personave jo shumë të përfolur mbahet ende Jaho Mulosmani, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Bashkë me personat e lartpërmendur, në Peqin u dërguan edhe shumë të dënuar të tjerë. Ndërsa transferimet janë ende në vazhdim. 45 të dënuar për krime të rënda u sistemuan në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin disa ditë më parë. Në muajin mars janë larguar nga 302-shi, ku qëndronin prej disa vitesh edhe dy "vip"-a të grupit "Kokaina“, Frederik Durda, dënuar me 18 vite burg dhe Din Gjonaj me 10 vite burg, ose i quajtur ndryshe Mentor Hadërgjonaj. Heqja e të dënuarve nga ky institucion dhe në Peqin, u krye në masa të forta sigurie. Jo shumë kohë më parë, nga ky burg u larguan me masa të forta sigurie edhe Agim Pepa, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Gani Malushit, Arben Grori, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në spitalin "San Paolo" në Milano të Italisë, Arben Bërballa, dënuar me 15 vite burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe Eduard Ymeri, ose i ashtuquajturi "Kartela", dënuar për vrasje me 25 vite burg. Ndërsa bëhet transferimi i të dënuarve nga njëri burg në tjetrin, tek 302-shi janë duke u bërë ndryshime të mëdha.
Paraburgimi
Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, ky burg është përshtatur për të mbajtur të paraburgosur të arrestuar për krimie të rënda, që të jenë më pranë gjykatës për seancat që do bëhen në ngarkim të tyre. Ndërkohë që, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke transferuar nga rrethet të gjithë të paraburgosurit që presin të gjykohen nga Krimet e Rënda. Një pjesë e këtyre të paraburgosurve është transferuar tashmë në Burgun 302. Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, është shprehur se ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime në Burgun 302, pas kërkesave të njëpasnjëshme ardhur nga kryetari i Gjykatës për Krime të Rënda.