E Diel, 1 Nëntor 2026

Dida: Do të luaj të dielën

14/04/2005  Pas ngjarjes të frikshme në derbi, portieri i Milanit Nelson Dida siguron të gjithë për gjendjen e tij, ë prag të ndeshjes me Sienën. “Kam vetëm një të djegur të lehtë dhe një hematomë, por të dielën do të luaj. Dhimbja ishte shumë e fortë, saqë u detyruam të shkonim në spital për të verifikuar që nuk kisha asgjë serioze”, thotë portieri brazilian, i cili ka qenë përsëri protagonist, këtë herë absolut. Më parë, pritjet e tij kanë shkatërruar ëndrrat e Interit për një përmbysje dhe pastaj, për fatin e tij të keq, ka marrë një goditje në shpatull, nga një fishekzjarr i hedhur nga tifozët zikaltër. Dida shpreh keqardhjen e tij për gjithçka ndodhi dhe kërkon ndryshime: “Më vjen keq, mbi të gjitha sepse ndeshja është parë nga e gjithë bota dhe nuk ishte një spektakël i bukur. Të gjithë duam një futboll më të bukur, një futboll ku tifozët të mendojnë vetëm si të mbështesin skuadrën e tyre. Do të ishte mirë sikur të bëhen ligje për të parandaluar gjëra të tilla”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›